Lista e emrave që duhet të paraqiten në bankë për marrjen e kredisë
14/11/2009 Familjet në ish-pronë private, lista e dytë gjatë javës së ardhshme
Rreth 200 familje, të cilat janë pjesë e listës zyrtare të banorëve të pastrehë që jetojnë në ish-pronë private, kanë filluar procedurat për lidhjen e kontratës me bankën nga ku do të përfitojnë kredinë me interes zero për blerjen e pronësisë së shtëpisë. Gjithashtu janë edhe 500 kërkesa të tjera në prag të kalimit në banka për vijimin e procedurave të lidhjes së kontratës për marrjen e kredisë. Kreu i Entit Kombëtar të Banesave, Ilir Proko, ka pohuar se gjatë javës së ardhshme do të zyrtarizohen edhe 100 emra të tjerë, që do të kalojnë pranë bankës së përzgjedhur për të mbyllur procedurat specifike mbi marrjen e kredisë për banesat e siguruara prej tyre. Pjesa e parë e emrave të kaluar në bankë i përkasin qytetit të Tiranës, teksa vijon me ritme të shpejta puna për verifikimin e listave për të gjitha rrethet e vendit dhe veçanërisht ato që kanë numrin më të lartë të përfituesve, siç janë: Shkodra, Durrësi, Vlora, Gjirokastra Elbasani e të tjera. Në total për të gjitha rrethet e vendit që do të përfitojnë nga ky program janë mbi tre mijë familje, të cilat në çdo kohë mund të dorëzojnë pranë entit dokumentet e kërkuara, si: vërtetimi i zyrave të hipotekës, certifikata familjare dhe vërtetimi i shfrytëzimit të banesës ish-pronë private e vitit 1992. Shlyerja e interesit do të merret përsipër nga Enti për një afat kohor prej 30 vjetësh, aq sa është miratuar dhe në marrëveshjen e lidhur nga financat me bankën private, duke i kaluar shtetit mbulimin e interesave. Llogaritjet e bëra për masën e kredisë që do jepet për qytetarët që banojnë në ish-pronë private, kanë përcaktuar se shuma e kësaj kredie nuk do të jetë më shumë se 80 për qind e vlerës së banesës në treg. Aplikuesi, menjëherë sapo të gjejë vendin e banimit, mund të zyrtarizojë procedurat e tërheqjes së kredisë, e cila do të shlyhet në një afat kohor prej 30 vjetësh, me interes zero. Megjithatë, përfituesit duhet të plotësojnë kushtin kryesor të trajtimit me strehim social e që është niveli i të ardhurave që ata duhet të faktojnë se i disponojnë. Për kategori të caktuara siç janë të moshuarit, lejohet edhe hyrja dorëzanë e një presoni të tretë (i cili mund të jetë i afërmi i tyre, që jep garancinë e mbulimit të ardhurave që duhen shlyer çdo muaj). Çmimi i banesës në tregun e lirë do t’i referohet kufirit të përcaktuar në vendimin e posaçëm të Këshillit të Ministrave, si dhe testimit të tregut nga ana e Entit Kombëtar Banesave. Për blerjen e banesave, udhëzimi përcakton se për ato zona që nuk janë në tabelën e listës së çmimeve si referenca nuk do të merren ato të zonave më të afërta. Sipërfaqet e banimit janë të ndara në disa kategori: në garsonierë, apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1, ndarje e cila është bërë në përputhje me normat e strehimit të përcaktuara në ligjin përkatës. Konkretisht, norma përfshin 12 metër katrorë për frymë. Garsonierat janë për ato familje me 1-2 persona, për 2-3 persona përfituesit marrin një apartament 1+1. Për familjet me katër persona apartamenti që mund të blihet me këtë kredi është 2+1 dhe me mbi katër persona për familje mund të përfitohet një banesë 3+1. Këto janë kriteret vlerësuese të marra parasysh nga specialistët e Entit Kombëtar të Banesave në përllogaritjet e kryera për këtë program strehimi.
*Lista e plotë e botuar në "Metropol"