ISKSH kalon në “sitë” poliklinikat dhe farmacitë
Kontrolle edhe klinikave private, penalizime mjekësh
Instituti i Sigurimeve Shëndetësore ka kryer një sërë inspektimesh në poliklinikat dhe farmacitë e Durrësit, duke zbuluar dhe verifikuar shkelje. Sipas burimeve nga ky institucion në Durrës, mësohet se brenda këtij muaji pritet të dalë raporti përcjellës drejt MSH në lidhje me të gjitha verifikimet e kryera dhe masat e marra. Specialistët e ISKSH-së Durrës kanë kryer inspektime të vazhdueshme për një periudhë 4-5-mujore dhe pas përpunimit të materialeve dhe verifikimit të të gjitha rasteve, ka hartuar një raport të plotë lidhur me gjendjen aktuale që ndodh në subjektet private. Farmacitë që kanë kontratë me ISKSH-në dhe me shkeljet që mund të jenë bërë në poliklinika shtetërore dhe private. Raporti i hartuar dhe që pret publikimin nga ky institucion, tregon se shumë farmaci abuzonin dhe shumë mjekë të poliklinikave u gjendën me shkelje të ndryshme, duke nisur që nga mosrespektimi i orareve të punës, shënimit të vizitave në kartela etj. ISKSH-ja Durrës synon dënimin ligjor të abuzimeve në poliklinika, pasi ka nisur reforma e vetëfinancimit, çka do të bënte që poliklinikat të kenë më shumë të ardhura, më shumë investime në aparatura dhe mjaft përfitime të tjera. E njëjta skemë përdoret edhe për farmacitë, ku ISKSH-ja ka kontratë dhe si e tillë shpërndan barnat e rimbursueshme për të gjithë të siguruarit. Kontrollet konsistojnë në vlerësimin e punës që është bërë për kujdesin ndaj pacientëve, vizitat e kryera, paraqitjen e mjekëve në punë, regjistrimin e banorëve tek mjeku i lagjes etj. Në bazë të arritjeve në punë, mjekët do të marrin shpërblimet përkatëse, që mund të jetë deri në një pagë shtesë. Nga ana tjetër, do të merren edhe masat penalizuese për të gjithë personelin mjekësor që kanë abuzuar me punën. I gjithë kontrolli përqendrohet më tepër në rastet e zbatimit të skemës së re, që është pjesë e reformës në shëndetësi. Po kështu, i rëndësishëm është edhe zbatimi i plotësimit të formularëve ditorë nga mjekët. Për herë të parë mjekët në poliklinika duhet të plotësojnë një formular ditor në fund të përfundimit të ditës së punës. Këta formularë duhet të plotësohen nga mjekët dhe duhet të kenë të detajuar aktivitetin e përditshëm shëndetësor, numrin e vizitave dhe procedurat mjekësore që janë ndjekur për çdo pacient. Formulari do të dorëzohet në drejtorinë përkatëse të poliklinikës. Mjekët marrin shpërblime në bazë të punës së kryer, nga të ardhurat dytësore që kanë siguruar gjatë muajve që kanë punuar. Sipas rregullores, mjekët nuk mund të marrin më shumë se dy paga shpërblim gjatë punës së bërë për gjithë vitin. Ndërkohë që në rast shkeljesh janë parashikuar masat penalizuese të ndryshme. Nëse mjekët kanë abuzuar me punën, masat e marra nga ISKSH-ja fillojnë që nga vendosja e gjobave dhe deri në pezullim nga puna. Pritet të bëhen të ditura të gjitha rezultatet përfundimtare që janë kryer në të gjitha qendrat shëndetësore, pasi specialistët kanë gjetur shpesh raste abuzimesh në qendrat shëndetësore nga kontrollet e ushtruara më parë, ku ka marrë masa penalizuese ndaj personelit abuzues.
Masat
ISKSH-ja në Durrës ka evidentuar abuzime në aktivitetin e mjekut të përgjithshëm dhe të familjes, ku janë konstatuar shkelje të detyrimeve kontraktuale, pasaktësi në dokumentimin e aktivitetit profesional të mjekut, pasaktësi në regjistrimin e banorëve që mbulojnë me shërbim shëndetësor, duke shkelur parimin e zgjedhjes së lirë të mjekut, domethënë duke regjistruar të njëjtët banorë nga mjekë të ndryshëm dhe kjo është verifikuar në Poliklinikën Qendrore dhe disa prej atyre të lagjeve. Në poliklinika është vërejtur edhe fenomeni i marrjes së parave të qytetarëve të pasiguruar, duke i kërkuar para në dorë dhe pa prerë faturën e detyrueshme për kryerjen e vizitës. Në qendra shëndetësore, një mjeku, përveç mungesave të shprehura në punë në ambientet e pikës shëndetësore, i janë gjendur sasi barnash. Në zbatim të kontratës në fuqi një mjeku i është dhënë masa disiplinore “paralajmërim për pushim nga puna”. Abuzime janë kryer edhe në kartelën personale të pacientit, e cila u paraqit me shumë mangësi, ku të vërejtura janë në rastet kur nuk plotësohen të dhënat e domosdoshme sipas praktikës së njohur mjekësore, nuk plotësohet saktë ecuria e sëmundjes, diagnostikimit, ekzaminimet, konsultat dhe mjekimi. Diagnozat nuk mbështeten me ekzaminime, nuk argumentohet në kartelë arsyeja e dërgimit të të sëmurit te mjeku specialist, por edhe gjithë vizitat e kryera. Nuk zbatohet praktika mjekësore për përshkrimin në kartelën personale të treguesve kryesorë të vendosjes së diagnozës dhe mjekimit, nuk respektohet sistemi për rekomandimet te mjeku specialist në spital, si dhe shkelje të kufizimit të listës dhe protokollet e përdorimit të barnave.