E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 vjet në futurizëm



Me rastin e javës IX të gjuhës italiane në botë, dedikuar temës “Italishtja mes artit, shkencës dhe teknologjisë”, Instituti Italian i Kulturës ka organizuar një seri eventesh për të festuar njëqindvjetorin e lëvizjes në avangardë letrare dhe artistike të futurizmit, që do të hapen të martën në orën 11:00, pranë sallës së madhe të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, me një konferencë të prof. Enrico Crispolti, me titull “Identiteti dhe karakteri historik i futurizmit”.

Enrico Crispolti, historian i artit bashkëkohor dhe kritik militant, student i Lionello Venturi në Romë, ka dhënë mësim Histori Arti Kontemporan në Universitetin e Salernos dhe Sienës, ku dhe tani drejton shkollën e Specializimit në Histori Arti.

Pionier i një historiografie të kontemporanes, në gjysmë shekulli aktivitetesh ka bashkuar gjithnjë kërkimin historiko-kritik (në veçanti ekspresionizmin, futurizmin, surrealizmin, artin italian mes dy luftërave, informalen) dhe militantizmin kritik (i përqendruar më tepër për neorealizmin dhe figuracionin e ri, pop art, artin ambiental dhe shoqëror). Thelbësore janë prurjet e tij në njohjen e veprës së Balla, Fontana, Cagli, Guttuso, Baj, Moreni, Vaçhi, Somaini, Trubbiani.

Mes shumë aktivitete të organizuara: Alternative Attuali, në L’Aquila (1962, 1963, 1965, 1968), Volterra 73, ekspozita të mëdha dedikuar futurizmit, nga Ricostruzione futurista dell’universo (Torino, 1980), te Casa Balla e il Futurismo a Roma (Romë, 1989), te Futurismo 1909-1944 (Romë, 2001), dhe Dal Futurismo all’Astrattismo (Rome, 2002). Dhe mes antologjive të numërta ose retrospektivave ato thelbësoret e Reggiani, Cagli, Guttuso, P.Cascella, Dino, Mirko, Afro Basaldella, Fillia, Garelli, Mannuçi, Prampolini, Pannaggi, Trubbiani, Somaini, Fontana, Vaçhi, Ceroli, Szymkoëicz. Për Bienalen e Venecias ka patur nën kujdes Ambiente come sociale, në 1976, Natura praticata dhe L’immaginazione megastrutturale dal Futurismo a oggi, në 1978, e në 1977 La nuova arte sovietica. Una prospettiva non ufficiale.

Përveç katalogëve të përgjithshëm të Baj (1973), Fontana (1974, 1986, 2006), dhe Guttuso (1983-89) e monografitë kryesore për Cagli, Garelli, Guerreschi, Mirko, Barisani, Mannucci, i Basaldella, Dino, Mirko, Afro, Guttuso, Trubbiani, Fieschi, Ceroli, Fontana, Szymkoëicz, mes publikimeve te tij me më shumë rëndësi janë: Il Secondo Futurismo: 5 pittori + l scultore, Torino 1923-1938 (1962), Ricerche dopo l’Informale (1968), Il mito della maçhina e altri temi del Futurismo (1969), L’Informale. Storia e poetica (1971), Urgenza nella città (me F.Somaini), Sociologia e iconologia del Pop Art (1975), Arti visive e partecipazione sociale (De Donato, Bari, 1977), Storia e critica del Futurismo (1986, 1987), Il Futurismo e la moda. Balla e gli altri (1986), La pittura in Italia. Il Novecento 3. Le ultime ricerche (1994), Come studiare l’arte contemporanea (1997, 2000, 2004), L’oggetto Morandi (1998).

“Italishtja mes shkencës, artit dhe teknologjisë” është tema e zgjedhur për edicionin IX të javës së gjuhës italiane në botë, manifestim i promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Accademia della Crusca me qëllim përhapjen e gjuhës italiane nëpër botë. Nga 20 deri në 23 tetor do të mbahen në Tiranë iniciativa të shumta dedikuar kësaj teme, të organizuara nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me disa institucione kulturore shqiptare (Fakulteti i Inxhinierisë dhe ai i Historisë dhe i Filologjisë në Universitetin e Tiranës, Universiteti Evropian i Tiranës, Teatri Kombëtar). Për të kujtuar njëqindvjetorin e publikimit të Manifestit të Parë të Futurizmit, dy konferenca do të trajtojnë këtë lëvizje avangarde nga pikëpamja artistike dhe letrare: profesor Enrico Crispolti, historian i artit basdhkëkohor që është eksperti më i mirë italian i Lëvizjes Futuriste, do të përurojë në 20 tetor, edicionin IX të javës me një referat me titull “Identiteti dhe karakteri historik i futurizmit”. Profesor Matteo D’Ambrosio, pedagog letërsie në Universitetin “Federico II”, do të japë një bilanc kritik të poezisë dhe letërsisë futuriste. Të dyja konferencat do të zhvillohen pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, departamenti i Letërsisë. Do të prezantohet gjithashtu pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, një ekspozitë për veprën e një prej protagonistëve të futurizmit, Mino Delle Site, e vënë në dispozicion nga Arkivi i Site dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme. Rreziku i madh sizmik i Shqipërisë dhe tragjedia e fundit e ndodhur në Abruzzo e bëjnë shumë aktuale ndërhyrjen që prof. arch. Mario Antonio De Cunzo do të mbajë të enjten për temën e restaurimit të objekteve kulturore në zona sizmike, mbi bazën e eksperiencës së tij si drejtor për provincat e Avellinos dhe Salernos pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 1980. Pranë Fakultetit të Inxhinierisë, ku do të bëhet konferenca, do të prezantohet gjithashtu dhe ekspozita “Guglielmo Marconi - pionier i radio-komunikimeve, çmimi “Nobel” në Fizikë 1909” e promovuar nga krahina e Emilia Romagna. Shkencave politike do t’u dedikohet të premten pranë Universitetit Evropian të Tiranës konferenca e profesor Gianfranco Pasquinos, pedagog i Shkencave Politike në Universitetin e Bolonjës, student i Norberto Bobbio e Giovanni Sartori, me titull “Demokraci ideale dhe demokraci reale”. Një tjetër pikë e programit do të jetë spektakli “Matematika në kuzhinë” që Compagnia Pupi e Fresedde – Teatro di Rifredi e Firences do të prezantojë të martën, në Teatrin Kombëtar në Tiranë, duke na ofruar një vepër interesante ku matematika argëtohet duke u shfaqur atje ku më pak e presim ta gjejmë: në kuzhinën e shtëpisë tonë. Së fundmi, do të projektohen disa filma, mes të cilëve “Ngjyrat e rinisë” për jetën e Umberto Boccioni, një nga piktorët me të mëdhenj të Lëvizjes Futuriste e “Enzo Ferrari”. Do të vazhdojë edhe këtë vit bashkëpunimi me ambasadën zvicerane në Shqipëri, që do të prezantojë më 22 tetor një konferencë, më parë në Shkodër dhe më pas në Tiranë, të profesor Claudio Rossetti, drejtor i fondacionit “Monte Verità” të Ascona-s, me temën “Monte Verità si vend takimi i utopisë dhe avangardës”.

S. F.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›