E Diel, 1 Nëntor 2026

Harrohen biondet,tani më mirë brunet

13/06/2005  Kundërtendencë në Britaninë e Madhe. Anglezkat bionde me sytë e kaltër, me fytyrën pak të zbehur nuk pëlqehen më. Britanikët preferojnë më shumë brunet dhe veçanërisht gratë e Mesdheut.

Kjo është publikuar së fundmi në revistën "Harpers & Queen" në Britaninë e Madhe. Në listën e fytyrave më të bukura janë të pozicionuara, sigurisht që bukuria tipike britanike, por me flokë të errët. Sipas jurisë së përbërë nga ekspertë të fotografisë, kinemasë dhe të modës, më e bukura mbetet Angelina Jolie. Ky lajm është pak ngushëllues për aktoren amerikane, kohët e fundit e persekutuar shumë nga gazetarët.

Në vendin e dytë është Christy Turlington, modelja shumë e bukur nga San Francisco, edhe ajo me forma perfekte dhe me imazhin mesdhetar. Dhe pas tyre vijnë Mbretëresha e Jordanisë, Raina, regjisorja italo-amerikane Sofia Coppola si dhe Nigella Lawson, një prezantuese e një emisioni në Britaninë e Madhe, shumë e bukur dhe e famshme për anglezët.

Ky rezultat u vendos në bazë të përgjigjeve të marra nga lexuesit e revistës dhe për drejtorin e saj, Lucy Yeomans, ishte me të vërtetë një habi. I pyetur për tendencat e reja ai deklaroi se “jemi shumë të çuditur pasi të pesë femrat në top-listën e revistës janë gra të bukura brune, duke u shkëputur kështu nga bukuria tradicionale angleze, që deri më sot ishin biondet. Ato janë vlerësuar si për bukurinë ashtu edhe për inteligjencën e tyre”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›