E Diel, 1 Nëntor 2026

Jessica Polsky: "Ju rrëfej marrëdhënien me Festivalbar"

13/06/2005   gjithë kafeja që është prodhuar në makineritë e Camera Café tani është kthyer në pikën e saj të fortë për t’i rezistuar maratonës së gjatë verore të Festivalbar. Jessica Polsky rrëfen lidhjen e saj me këtë festival të famshëm. "Gjatë këtyre ditëve kam pasur mundësi të njoh më mirë artistët italianë, ishte një eksperiencë shumë e mirë". Javën e ardhshme do të nisë incizimet për diskun e saj të ri.

Pak muaj më parë kishte rrëfyer se do t’i pëlqente të drejtonte një program muzikor. Më pas erdhi Festivalbar...

Po, është një shprehje angleze, “fjala jote në vesh të Zotit”. Shpreha një dëshirë dhe dikush më dëgjoi. Duhet të them se jam shumë e lumtur që po jetoj këtë eksperiencë, pasi po më jepet mundësia të njoh më mirë artistët italianë, grupet e reja që kanë nisur rrugën e tyre drejt suksesit por edhe grupe të mëdha muzikore, që tashmë kanë arritur famën.

Ju jeni e privilegjuar për të parë çfarë ndodh pas kuintave?

Po. Hetoj se çfarë ndodh pas kuintave dhe zbuloj çfarë ndodh me këngëtarët. Filmojmë artistët në dhomat e tyre, kur vijnë vërdallë me truprojat e tyre. Synimi është të hapim një dritare në një moment të veçantë të jetës së tyre si një yll i muzikës. Fotografoj edhe të gjitha zhvillimet e ngjarjes pas skenës, duke nisur nga lëvizjet e teknikëve, e gjithçka. Është shumë argëtuese të shfaqësh Vanessa Incontrada dhe Fabio De Luigin ndërsa janë duke provuar disa nga pjesët e tyre.

Meqë ra fjala, një përcaktim për Vanessan dhe Fabion?

Vanessa është popullore, me të vërtetë e ëmbël, ashtu siç shfaqet në ekran, rrezatuese. Ndërsa Fabio shakaxhi.

Cili artist ju ka pëlqyer më shumë?

Më kanë bërë shumë përshtypje Backstreet Boys pasi prezantuan një nga këngët e adoleshencës sime. Kisha posterat e tyre në muret e shtëpisë sime, kur ishte 13 vjeç çmendesha pas tyre.

Mes italianëve?

Nek më pëlqeu shumë. E kam njohur gjatë periudhës sime të parë në Itali, e adhuroja shumë. Pas kuintave folëm shumë dhe gjatë dhe mendova se sa e çuditshme është jeta në këtë kuptim, duke u gjendur pranë një nga artistët që adhuroja më shumë. Anggun është një personazh rrezatues, shumë pozitiv, dhe të transmeton një energji të jashtëzakonshme. Më pas Irene Grandi që është një person me një talent të jashtëzakonshëm, aq sa të infekton me të. Më kanë pëlqyer shumë edhe dy grupe muzikore, Vibrazioni dhe Sugarfree, ishin shumë të emocionuar para se të ngjiteshin në skenë.

Në Amerikë ekzistojë transmetime të tilla muzikore?

Në New York ka festivale në të cilat prezantohen grupe, por nuk është traditë si kjo në Itali, që ekziston prej 42 vjetësh dhe mban gjallë të gjithë sezonin e verës. Më pëlqen shumë kultura italiane për të dalë dhe për t’u argëtuar mbrëmjeve në qendër dhe sheshet e qytetit. Ndërsa amerikanët tentojnë të mbyllen në shtëpi, hapësirat janë shumë më të mëdha se këtu te ju por nuk mblidhen kështu si në Itali.

Festivalbar është si kolona zanore e verës. Ka ndonjë këngë që të ketë shënuar një moment të veçantë të jetës tënde?

E njohur si balerinë jam shumë e lidhur me muzikën dhe të gjithë momentet e mira lidhen me padyshim me një motiv muzikor. Në veçanti kujtoj një periudhë dimërore kur po udhëtoja në Itali me një çantë lëkure, dhe ditët e mia ishin të mbushura me një këngë të Nek, “Laura non c'è”. Por mund të të përmend me mijëra këngë të tilla

Keni menduar të regjistroni një disk?

Javën e ardhshme do të jem në një sallë regjistrimi për një disk që pritet të dalë gjatë kësaj vere. Kam lidhje me muzikal si ‘Cats’ dhe si vokaliste në disa grupe muzikore. Aktualisht jam duke punuar për një projekt për të cilën jam shumë e lumtur por për të nuk mund të them asgjë më shumë.

Camera Café: do të ketë një pjesë të dytë?

Tani për tani nuk e di, megjithëse jam e zënë në më shumë se një front pune, të shohim...

Kur do të nisin xhirimet e filmit “Shiko hënën”?

Në vjeshtë. Jemi duke pritur që produksioni të merret me detajet e fundit. Ka edhe dy projekte të tjera televizive shumë interesante, por që tani janë top sekret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›