E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në shkollën Elena Gjika

Shkolla Fillore “ Elena Gjika në Prishtinë, mesditën e së mërkurës është përfshirë nga flakët, të cilat kanë kapluar një pjesë të sallës së edukatës fizike, respektivisht e çatinë e kësaj pjese të shkollës. Menjëherë në vend ngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët me intervenimin e tyre kanë evituar një fatkeqësi të madhe.

Fatmirësisht, në këtë rast nuk është raportuar për asnjë pësim të askujt, raporton KTV-ja.

Edhe policia e Kosovës ishte në vendngjarje, kurse zyrtarët e saj, pasi premtuan se do t’i bëjnë të ditura detajet e këtij aksidenti, ata janë shmangur duke u arsyetuar se janë të ftuar në një tjetër rast./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›