E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hulumtim sociologjik për 10 vjetorin e dëbimit

Dje, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, u bë prezantimi i rezultateve të hulumtimit sociologjik - “10 vjetori i dëbimit nga Kosova - Kujtesa përballë harresës”.

Hulumtimi i realizuar nga studentët e vitit të dytë në Departamentin e Sociologjisë, nën drejtimin e Profesor Shemsi Krasniqit, shënon iniciativën e parë akademike për analizimin kualitativ të përjetimeve të dëbimit kolektiv të shqiptarëve në vitin 1999.

Sipas Profesor Krasniqit, “ideja kryesore e hulumtimit është arkivimi i memories historike dhe luftimi i harresës për ngjarjet historike dhe epokale, për përvojat dhe përjetimet gjatë dëbimit, si dhe për ato menjëherë pas kthimit në Kosovë”.

Hulumtimi është realizuar me metodën e intervistave të thella. Intervistat janë bërë në të gjitha viset e Kosovës, madje disa prej tyre edhe në Tetovë dhe në Kukës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›