E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veber triumfon në Spanjë, Alonso i dyti

Hemilton tërhiqet një xhiro para fundit. Rilind Shumi, i katërti

Ka fituar Red Bullin siç ishte parashikuar. Por nuk është interpretuar më së miri. Sepse në fund është e vërtetë, që Mark Veber nuk është shqetësuar asnjëherë dhe ka çuar në shtëpi 25 pikë, të cilat riekuilibrojnë disi hierarkinë e brendshme. Por është po aq e vërtetë se pas problemeve mekanike, që i hoqën vendin e dytë në fillim shokut të skuadrës Sebastian Fetel dhe më pas Luis Hemiltonit dhe këtu ka përfituar Fernando Alonso me Ferrarin, thonë se është një kampionat në të cilin nuk duhet të dorëzohesh kurrë. “Il Cavallino”, edhe pse në vështirësi në krahasim me Red Bullin shpërthyes, ka një pilot që është thuajse gjithnjë i gatshëm, i cili dje ka marrë 18 pikë të rëndësishme dhe është afruar 3 pikë larg kreut, të mbajtur nga Xhenzon Batën. Ky i fundit u rendit i pesti, pas një Mikael Shumakeri të rilindur, më në fund të qëndrueshëm. Pak brilante gara e Felipe Masës, i gjashti para Sutil e Kubika.

Nisja — Starti nuk ndryshon asgjë: Veber e Fetel nisen mirë dhe ruajnë pozicionet. Pas tyre janë Hemilton dhe Alonso në kërkim të gjetjes së shtegut të duhur, por në kthesën e parë nuk insistojnë, për të shmangur dëmet. Ndërsa Bruno Sena nuk pret mirë në kthesën e parë dhe përfundon në rërë. Një moment i parë i rëndësishëm, sepse dy Red Bullët kanë mundur të krijojnë një distancë të rëndësishme nga ndjekësit. Pas vetëm 7 xhirosh, Hemilton u afrohet vetëm 3 sekonda larg dhe Alonso 6. Dhe në xhiron e 11 distanca rritet: Hamilton 5 sekonda nga Veber, Alonso 9.

Bravo Shumi — Kështu u arrit të shkohej te “pit stop”-et, shumë emocionuese, sepse u panë parakalimet e Hemilton ndaj Fetelit pikërisht pas daljes nga korsia e bokseve. Anglezi u fut në parakalim ndaj gjermanit, duke e detyruar rivalin të ruajë krahun e brendshëm, por në fund triumfoi Hemilton. Për t’u shënuar edhe tentativa e vendosur e Shumit, i cili ka mundur të mbajë mbrapa Batënin. Anglezi ka sulmuar shtatë herë kampionin e botës, i cili është mbrojtur me krenari. Shumë i bukur dueli mes tyre. Duhej të kishte përfituar Masa. Por braziliani iu afrua të dyve, në xhiron e 25, por përplasja me Chandhok i kishte prishur pjesën e përparme. U kërkoi bokseve të futej për ta ndërruar, por e kanë bindur të vazhdojë ngaqë nuk ndikoi në kohët e pilotit. Felipe u bind, por nuk mundi të sulmojë më.

Gafat — Pas gjysmës së xhirove, gara duket e ndarë praktikisht në dysh. Veber kryeson para Hemilton, Fetel e Alonso, një katërshe e ndarë nga 18 sekonda. Pastaj vjen Shumaker 42 sekonda larg, i ndjekur nga Batën, Masa, Sutil e Kubika, të gjithë jashtë luftës për të fituar këtë garë. Pastaj gafa e parë shënohet në xhiron e 55: Fetel, i treti, për shkak të një problemi me rrotat përfundon në zhavorr. Gjermani është detyruar kështu të rihyjë në bokse për një ndërrim gomash, që i kushton pozicionin në pod. Nuk ka mbaruar, sepse dy xhiro nga fundi Hemilton dëmton gomën e majtë dhe tërhiqet, duke i dhuruar vendin e dytë Alonsos. Në fund themi se ishte një garë paksa e mërzitshme, por që ka ngjeshur klasifikimin.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›