E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj: “Berisha, rrezik për sigurinë e jetës në Shqipëri”



Në kuadër të sensibilizimit të qytetarëve për sigurinë e jetës si dhe të përkujtimit të tragjedisë së Gërdecit, e cila duhet të jetë një shembull për të evituar raste të tilla tragjike, Veliaj dhe vullnetarë të G99-s në Durrës bënë dje një vizitë te vendndodhja e disa depozitave të lëndës së djegshme në Portin e Durrësit. Një depozitë në Portin e Durrësit mban mesatarisht pesë milionë litra karburant ose lëndë djegëse dhe afërsia e tyre me zonën e banuar të qytetit i kthen ato në një rrezik të madh potencial për jetët e qytetarëve. Gjatë kësaj vizite, Veliaj e cilësoi kryeministrin Berisha si rrezik për sigurinë e jetës në Shqipëri, ndërkohë që ftoi të gjithë qytetarët e Durrësit që t’i bashkohen protestës që do të organizojë Partisa Socialiste. “Duam t’u bëjmë apel qytetarëve të Durrësit që t’i bashkohen protestës së datës 15 përpara se të jetë shumë vonë. Është e rëndësishme që qytetarët kudo që janë të fillojnë të vlerësojnë rëndësinë që ka jeta e njerëzve. Një nga cisternat këtu ka pesë milionë tonë litra lëndë djegëse dhe kjo është e mjaftueshme për të alarmuar të gjithë qytetin e Durrësit dhe për t’u thënë të gjithë qytetarëve se nuk duhet të ndodhë një Gërdec tjetër përpara se ne të ngrihemi dhe të reagojmë. Në Gërdec, në datën 15 mars, përpara një viti, ne të gjithë si shqiptarë u rrëzuam. Në datën 15 mars, u lëmë një takim të gjithë qytetarëve, duke filluar që nga ora 12.20 në Gërdec në kohën e shpërthimit të një viti më parë që ndryshoi jetët tona e më pas duke vijuar me marshimin në sheshin “Skënderbej” që përfundon përpara Kryeministrisë, te zyra e njeriut më problematik për sigurinë e jetës sot në Shqipëri. Sali Berisha është realisht një rrezik për sigurinë e jetës së shqiptarëve”, - tha Veliaj.

13 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›