“Gërdeci” zbret në Kuvend. Leskaj e Topalli, debat për pronat e Delijorgjit
Opozita kërkon që Berisha të kërkojë falje për tragjedinë. Maxhoranca akuzon opozitën për lidhje me Delijorgjin
Eljona Ballhysa
Janë rikthyer edhe një herë në sallën e Kuvendit debatet e ashpra mes pozitës dhe opozitës për tragjedinë e Gërdecit. Opozita ka hedhur akuza kundrejt maxhorancës për përgjegjësinë që duhet të mbajë ndaj kësaj tragjedie, ku, një vit më parë, humbën jetën 26 persona. Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, u shpreh se një vit pas tragjedisë, kryeministri Berisha nuk ka kërkuar ndjesë, madje vazhdon ta cilësojë tragjedinë si një aksident teknologjik dhe ka filluar të rehabilitojë ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun. Pas fjalës së Leskajt, ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Topalli, e cila ka hedhur akuza ndaj opozitës për lidhjen e saj me Delijorgjin, një ndër të akuzuarit kryesorë për tragjedinë e Gërdecit.
Opozita
“Ne nxitëm dhe inkurajuam një hetim të drejtë, të shpejtë e të paanshëm nga prokuroria, e cila sot ka vënë nën akuzë rreth 40 zyrtarë të lartë. Dhe ne përsëri kërkojmë që prokuroria të bëjë sa më shpejt zbardhjen e të gjithë të vërtetës për një çështje që implikon vetë kryeministrin e vendit. Natyrisht, sot Gërdeci akuzon jo vetëm ata zyrtarë që janë në prokurori, por mbi të gjitha Gërdeci akuzon ata që u sollën me këtë vend si me feudin e tyre. Në fakt, askush deri tani, nga gjithë piramida e fajësisë qeveritare, që fillon me kryeministrin Berisha, nuk ka pasur kurajën të kërkojë një ndjesë publike për atë që shkaktuan në Gërdec. Ministri përkatës tashmë ngjan i rehabilituar, natyrisht jo në sytë e shqiptarëve, por në sytë e eprorit të tij. Mes tyre ka diçka më shumë se një marrëdhënie politike, ata i bashkon fajësia dhe pjesa e errët e kësaj historie”, - është shprehur Leskaj. Sipas saj, qeveria ka filluar të vendosë si standarde marrjen e masave sa herë që shpërthen një skandal. “Madje, vetë kryeministri ka kohë që ka filluar t’i quajë skandalet qeveritare standarde. Standardi pas zullumit është kthyer në një mënyrë të menduari. Ky ishte rasti pas Gërdecit kur përfaqësuesit e shumicës në parlament thanë se, “njerëzit u vranë për shkak të një incidenti teknologjik, por ama ne e menaxhuam situatën shkëlqyeshëm”, pra kemi vendosur një standard. Kjo do të thotë as më shumë e as më pak se në fillim të vë zjarrin dhe pastaj krenohet se të dërgon në vendngjarje zjarrfikësit”, - është shprehur Leskaj. Ajo akuzoi qeverinë se përgjatë një viti nga tragjedia e Gërdecit nuk ka bërë gjë tjetër vetëm ka fshehur të vërtetën, duke sulmuar prokurorinë dhe duke bërë presion mbi institucionet e pavarura. Në përfundim të fjalës së saj, Leskaj ka bërë thirrje për të protestuar kundër qeverisë në datën 15 mars në sheshin “Skënderbej”, në përkujtim të viktimave të tragjedisë së Gërdecit.
Maxhoranca
Akuzave të PS-së kundrejt qeverisë për tragjedinë iu përgjigj Topalli duke përdorur emrin e Delijorgjit, i arrestuar si një ndër përgjegjësit kryesorë për ngjarjen. “Sa leje ndërtimi ka Delijorgji nëpër Tiranë që Edi Rama ia ka lënë ende në funksion? Pyet kryetarin, zonja Leskaj. Pse nuk hiqen lejet e ndërtimit të dhëna nga kryetari i Bashkisë së Tiranës për Delijorgjin? Pse Delijorgji nuk është përmendur asnjëherë në këtë sallë?”, - tha Topalli. Replika vazhdoi më tej me deklaratën e Leskajt që kërkoi me insistim fjalën dhe akuzoi maxhorancën si bashkëfajtore në krim. “Në qoftë se keni informacione dhe nuk i keni çuar në prokurori, atëhere jeni bashkëpunëtorë në krim”, - është shprehur Leskaj.
LSI: Prokuroria të hetojë lidhjet e Delijorgjit me drejtues të PS-së dhe PD-së
Nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti, ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme që të përfundojë dhe të përshpejtojë sa më shpejt hetimet e tragjedisë së Gërdecit, për të çuar fajtorët e kësaj tragjedie në gjykatë. Prifti tha se LSI-ja mbështet punën e deritanishme të Prokurorisë dhe misionin e saj për të hetuar shkaktarët e vërtetë të kësaj tragjedie. Nënkryetari i LSI-së kërkoi nga Prokuroria që të thellojë hetimet dhe të zbardhë fenomenin e korruptimit të klasës politike. Ai kërkoi nga prokuroria që të zbardhë lidhjet e Delijorgjit me drejtues të lartë të PS-së dhe të PD-së. “Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë të thellohet në hetimet e saj, të thellohet te fenomeni “Delijorgji”, sepse fenomeni “Delijorgji” është fenomeni i korruptimit të klasës politike shqiptare. Fenomeni “Delijorgji” nuk është fenomeni që ka korruptuar vetëm Sali Berishën apo ministrat e qeverisë së tij. Fenomeni “Delijorgji” duhet hetuar më thellë, sepse ai ka kohë që korrupton politikën shqiptare”, - tha Prifti.
13 Mars 2009