Veliaj: Klani i Zemunit, në shtëpinë e Berishës!"
Erion Veliaj u shfaq dje i tronditur dhe i zhgënjyer nga diskreditimi i radhës i Kryeministrit shqiptar. Kreu i G99 theksoi se mediat kanë botuar fakteve rreth implikimit të Berishës dhe familjes së tij në rrjetet e trafikut dhe korrupsionit në Ballkan përmes sekserit të tij, Damir Fazliç. "Sigurisht që Berisha krenohet se në Shqipëri regjistrohen lehtësisht shumë biznese, se 5 të tilla në një javë i regjistronte veç Damiri i Berishës", u shpreh Veliaj. Teksa shtoi se Fazlliç ka deklaruar se është "krenar se është mik i Sali Berishës". Në fakt, shtoi Veliaj, dhe ne jemi krenarë për të, se një kriminel si Fazlliç, veç një adash si Berisha mund të kishte mik. Veliaj shtoi se Kryeministri i detyrohet publikut shqiptar disa përgjigje. Së pari, çfarë lidhjeje ka Fazlliç me Sali Berishën? Sa para janë shpenzuar nga taksat e shqiptarëve për pagesat e këtij njeriu? "Ǒpërfitime ka pasur Fazlliç nga KESH-i në blerjet e energjisë? Ǒpërfitime ka pasur Fazlliç me botues të ekstremit të djathtë në tenderët e rrugëve nën ministrat Basha dhe Olldashi?" - u shpreh Veliaj. Sipas tij, e vetmja pyetje e pazbuluar nga gazeta "New York Times" në trafikun e armëve është ajo se si kthehej bakshishi i trafikut nga Qipro në Shqipëri, e cila duhet të ketë një tjetër përgjigje. Ashtu sikurse fakti nëse bëhej kjo nëpërmjet pagesave fiktive, që kompani anonime nga Qipro i bënin Fazlliçit dhe kunatit të Bashës. "Ǒlidhje ka Fazlliç me Argitën? Ǒlidhje ka Fazlliç me Shkëlzenin? Ǒlidhje ka me Lulzim Bashën? Ǒlidhje ka me Olldashin?" - shtroi pyetjen drejtuesi i lëvizjes "G99". Një pyetje ai ia rezervoi edhe Lulzim Bashës, se cilat ishin lidhjet e kunatit të tij me këtë person. "Sot nuk ka më një Shqipëri të kuqe e një Shqipëri blu, sot ka një Republikë të Shqipërisë, e cila është e indinjuar se qeveriset pacipërisht nga një familje makute", insistoi Veliaj. Tani, shtoi ai, një gjë është e sigurt, klani i Zemunit sot banon në familjen e Sali Berishës. "Një rrjet kunetërish, baxhanakësh, nipash e mbesash, djemsh e vajzash sot kontrollon tatime, dogana, konsulencat, tenderët, shëndetësinë, energjinë, rrugët, me pak fjalë të gjithë asetet publike për të cilat ky popull ka investuar kaq shumë", ngulmoi Veliaj.