E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza financiare "fundos" tregjet

Një situatë paniku dhe
pasigurie ka mbërthyer
dje tregjet financiare
globale dhe investitorët,
ndërkohë që gjendja duket e
bllokuar si në Shtetet e Bashkuara
ashtu edhe në Evropë. Për
sa i përket SHBA-së, miratimi i
paketës së shpëtimit nuk ka
sjellë asnjë ndryshim të dukshëm,
ndërsa liderët evropianë,
në kërkim të një zgjidhjeje për të
shpëtuar bankat evropiane, nuk
ia kanë dalë dot të bien në një
mendje dhe si pasojë të ofrojnë
zgjidhjen e duhur. Në këto kushte
paqëndrueshmërie, përhapja
e krizës financiare po rrezikon
edhe vetë rritjen globale. Bursat
evropiane kanë shënuar ditën e
tyre më të keqe këto kohët e fundit,
ndërsa indeksi i bursës së
Nju Jorkut ra mbi 10 mijë pikë
për herë të parë, që nga tetori i
vitit 2004. Tregjet tashmë i druhen
një recesioni global që dalë
nga dalë nga Shtetet e Bashkuara
po përhapet edhe në Evropë.
Treguesi i qartë i kësaj situate të
rëndë ishte edhe shtetëzimi që
iu bë dy bankave shumë të
mëdha të kontinentit për të garantuar
depozitat e klientëve. Në
ditëm jo të mira janë edhe tregjet
aziatike dhe amerikano-latine.
Kështu, tregjet e Brazilit dhe
të Rusisë kanë qenë thuajse të
paralizuara, për shkak të rënies
në maksimum të çmimeve të aksioneve.
"Njerëzit po binden
gjithnjë e më tepër se tregjet nuk
kanë aftësi për të rimarrë veten
dhe politikanët nuk kanë më
kontroll mbi atë që po ndodh.
Blerësit janë larguar, ndërsa
shitësit nuk luajnë vendit", është
shprehur një analist i tregjeve.
I vetmi lajm i mirë është ai i
rënies së çmimit të naftës që ka
shkuar 90 dollar për fuçi. Ndërsa
ari është rritur me 5% dhe
monedha japoneze ka rënë
shumë në krahasim me valutat
e tjera. Për shumë analistë, situata
nuk mund të jetë veçse një
krizë globale, një situatë që sa po
vjen e po përkeqësohet dhe po
merr me vete banka e biznese,
të cilët nuk mund të kreditohen
më. Për sa i përket Evropës pas
Irlandës edhe disa shtete të tjera
kanë ofruar garanci për depozitat
bankare, ndërkohë që janë
përpjekur që të qetësojnë
klientët dhe investitorët se situata
është nën kontroll. Institucioni
i kredive, gjermani "Hypo
Real Estate" është i fundit në
listën e gjatë të bankave evropiane
që kërkon shpëtim nga institucionet
shtetërore, ndërkohë që
grupi financiar belgo-holandez
"Fortis" u shpëtua nga banka
franceze BNP Parisbas. Për sa i
përket dollarit amerikan, ai pësoi
rritjen më të madhe të këtyre 13
muajve të fundit kundrejt euros
dhe jenit. Euroja pati disa probleme,
pasi liderët e katër
ekonomive më të mëdha të kontinentit
vendosën që të mos bien
dakord për një koordinim në
lidhje me një plan të përbashkët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›