E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takim me ambasadorin Withers para negociatave

Tiranë, 12 shkurt, NOA- Kryetari i Partisë
Socialiste është takuar sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
në Tiranë, Xhon Withers. Takimi vjen pas vizitës së Ramës në Strazburg, ku u
takua dhe diskutoi me deputetë të Parlamentit Europian për plotësimin e
kushteve të opozitës. Burime për agjencinë NOA theksuan se takimi me Withers është
në kuadër të informimit të faktorit ndërkombëtare mbi zhvillimet politike në
vend.

Burimet shtojnë se takimi është bërë me kërkesë
të kryesocialistit Edi Rama dhe ka si qëllim informimin dhe mbi qëndrimin që
Rama do të mbajnë në tryezën e Presidentit të Republikës me kryeministrin Sali
Berisha. Gjithashtu dhe me mbështetjen qw Rama ka marrë nga eurodeputetët e
majtë në PE.   

Takimi wshtw zhvilluar nw njw prej lokaleve
luksoze tw kryeqytetit.

Po sot, kreu i PS-së zhvilloi dhe takime dhe
me alëtët e koalicionit të majtë dhe me drejtues kryesorë të Partisë Socaliste.

Qëllimi i takimeve me faktorët e së majtës është
unifikimi i qëndimeve përballë negociatave.

xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›