E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Rritja e çmimeve po e bën të papërballueshme jetesën për qytetarët

Tiranë, 12 shkurt, NOA- Partia Socialiste ka
denoncuar dje të dhënat e publikuara nga INSTAT, duke e akuzuar këtë institucion
se është në shërbim të kryeministrit Berisha dhe jo të shqiptarëve. Duke u
ndalur në rritjen e çmimeve të shërbimeve, deputeti i PS-së, Ilir Beqja u
shpreh se rritja e çmimeve po e bën të papërballueshme jetesën për qytetarët.

Sipas tij vendi po kalon në një krizë gjithnjë
e më të thellë. Qeveria e Sali Berishës refuzon me kokëfortësi të kuptojë sesa
e rëndë është gjendja e ekonomisë së vendit. Shqetësimeve të ngritura në
vijimësi nga Partisë Socialiste, kryeministri i kutive të mbyllura u është
përgjigjur duke keqpërdorur institucionet ndërkombëtare e bankat evropiane,
duke na provuar kësisoj se përveçse është i paaftë, nuk di as të lexojë
dokumentet ekonomikë ndërkombëtarë, u shpreh Beqja.

Sipas tij, prej tre muajsh INSTAT mban të
fshehur një tjetër të vërtetë: shtrenjtimin e shërbimeve spitalore për 800
mijë shqiptarët e pasiguruar dhe shtrenjtimin e barnave si pasojë e nënçmimit
të lekut

xh/NOA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›