E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta me ministrin slloven, Zbogar: Shqipëria, pa viza brenda 2010-ës

Slloveni, 12 Shkurt, NOA- Kreu i diplomacisë
sllovene, Samuel Zbogar ka shprehur mbështetjen dhe garancinë për heqjen e
vizave për qytetarët shqiptarë brenda këtij viti.

Shqipëria do të jetë pa viza
në Bashkimin Europian brenda vitit 2010 ka thënë ministri Zbogar. Deklarata e
tij është bërë gjatë takimit me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm,
gjatë një vizite zyrtare që, Meta po zhvillon në Slloveni.Meta ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve
dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Sllovenisë.

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka deklaruar
gjatë takimit me homologun e tij slloven, Samuel Zbogar, se Shqipëria ka
potenciale të mëdha për investime sllovene.

Kreu i diplomacisë shqiptare ka vlerësuar dhe
rolin që kanë dy vendet në Ballkan. Shqipëria dhe Sllovenia janë faktorë të
stabilitetit në Ballkan, ka thënë Meta. Gjithashtu, ai ka vlerësuar dhe hapjen
e ambasadave respektive në kryeqytetit e vendeve si një  hap që do të intensifikoj më tej marrëdhëniet.

Ministri slloven Zbogar ka vlerësuar rolin e
Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon. Ai është shprehur se Shqipëria dhe
Sllovenia kanë marrëdhënie të shkëlqyera, duke konfirmuar dhe hapjen e
ambasadës sllovene në Tiranë së shpejti. Gjithashtu ai ka theksuar se është e
nevojshme që dy vendet të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik.

xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›