E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë Popullore Europiane: PS të pranojë rezultatin, kutitë nuk hapen

Tiranë, 12 shkurt, NOA- Kryetar i Grupit të
Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Europian, Joseph Daul, në një
deklaratë për situatën politike në Shqipëri thekson se PE-ja e ka thënë fjalën
e vet me anë të një rezolutë për zgjedhjet e 28 qershorit.

Në njoftimin e shpërndarë nga Kuvendi i Shqipërisë,
eurodeputeti Joseph Daul, i cili përfaqëson grupin më të madh parlamentar ne
PE, shprehet se Partia Socialiste duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të
rregullta dhe kthehet të punojnë në interes të qytetarëve shqiptarë.

Joseph Daul, Kryetar i Grupit te Partive
Popullore Evropiane në Parlamentin Europian i referohet rezolutës së miratuar në
fund të vitit të kaluar ku kërkohej dhënia fund e bojkotit dhe kthimi i PS-së në
Kuvend.Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë kundër bojkotit, kërkesa
për hapjen e kutive të votimit, dhe rinumërimin është rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor,
PS të respektojë vendimin e Gjykatës dhe KQZ, thuhet në deklaratën e kreut të
Grupit të Partive Popullore Europiane.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se grupi i
PPE është e shqetësuar thellë për situatën e vështirë politike në Shqipëri
shkaktuar nga bojkoti i Parlamentit shqiptar nga Socialiste.

Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për
situatën aktuale në Shqipëri.

Grupi i Partive Popullore në bazë ët
zgjedhjeve të fundit për PE-në është dhe grupimi më i madh i deputetëve në
institucionin më të lartë të BE. Nëse dje ishin deputetët e majtë të PE-së ata
që mbështetësin Ramën, sot kriza politike në Shqipëri ka përvijuar dhe një
ndarje të grupeve parlamentare në PE.

xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›