Veliaj: Me manipulimin e statistikave do kemi fatin e Greqisë
TIRANE - Sekretari i PS-së për rininë dhe emigracionin, Erjon Veliaj ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizionin NEWS24.
I pyetur në lidhje me votimin e papritur të opozitës për miratimin e Kodit Penal në Kuvend, Veliaj u përgjigj: “Taktikat parlamentare janë një gjë dhe thelbi i çështjes është një gjë tjetër. Thelbi i çështjes është që opozita votoi pavarësisht kërkesave të saj.”
Sipas Veliaj, opozita kërkoi ndëshkimin e atyre që manipulojnë statistikat zyrtare për të shmangur rrezikun që Shqipëria të mos pësojë fatin e Greqisë.
“Të gënjesh me statisikat është kthyer në një spot kombëtar. Të thuash që ky është vendi që konkurron Gjermaninë, kjo është një gënjeshtër. Une besoj se do të vijmë tek ajo ditë kur të themi se opozita kishtë të drejtë. Patëm fatin e Greqisë sepse manipuluam me statistikat .”- deklaroi Veliaj.
REKOMANDIMET E BE-së
Sekretari i PS-së theksoi se opozita nuk po bllokon reformat dhe nuk ka asnjë faj për mospërmbushjen e rekomandimeve të BE-së për të fituar statusin e vendit kandidat.
“Opozita është në parlament, në komisione, parlamenti funksionin. Miratimi i ligjeve me 3/5 , opozita ka kaluar kodin ajror, penal, rrugor. Avokati i Popullit u zgjodh me një konkurs të hapur për të gjithë ata që ishin të interesuar, pika e tretë ku opozita ska të bëjë fare me bllokimin. Zgjedhjet me standarde duhet t’i bëjë qeveria jo opozita, opozita ska asnjë faj.”- deklaroi Veliaj.
Në lidhje me reformën zgjedhore, Veliaj tha se opozita kërkon thjesht eliminimin e disa anomalive të kaluara. “Manipulimi i votave duhet dënuar. Reforma Zgjedhore varet tërësisht nga qeveria.”- tha ai.
“Administrata publike. Opozita i hoqi punonjësit e bashkisë nga puna? Opozita e mbushi administarten me Gjinin e portokallisë? Lufta kundër korrupsionit. Bilanci i duarve të pastra në 7 vjet një mësuese dhe 1 infermiere. Lufta kundër krimit, cfare prisni që të shkojë opozita të arrestojë njerëzit në rrugë, që opozita të kthehet në polici private, nëse je qeveri beje. Pronat, një shtëpi e gjysmë në 100 shtëpi janë legalizuar, cfare prisni që Rama të legalizojë shtëpitë. Të drejtat e romëve. C'të bëjë opozita vetëm t’i marrë t’i strehojë si Avokati i Popullit.”- vijoi më tej Veliaj.
SOCIALISTËT TË GATSHËM TË VOTOJNË HEQJEN E IMUNITETIT
Erjon Veliaj ka folur më tej edhe për heqjen e imunitetit, duke u shprehur se opozita është e gatshme ta pranojë një gjë të tillë, por nga ana tjetër tha se qeveria është ajo që fshihet pas procedurave dhe imunitetit.
“Po e japim votën, për heqjen e imunitetit. Deputetët e PS kanë qënë të gatshëm ta lënë imunitetin. Kur e kërkoi prokuroria 3 deputetët e PS e lanë imunitetin, pra i kemi dhënë provat”, komentoi Veliaj.
HEQJA E TVSH, MË PAK TË VARFËR
Sekretari për rininë dhe emigracionin, në PS, Veliaj shpjegoi edhe njëherë nismën e PS-së për heqjen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore. Sipas tij, heqja e TVSH-së do ndihmonte të varfrit në Shqipëri.
“Pse është nafta më e lirë në Maqedoni e Kosovë? Pse janë cmimet më të lira? Nëse një familje që i kushtojnë ushqimet 200 mijë lekë heqja e TVSH ia con në 160 mijë lekë. Nuk mund të thuhet që TVSH nuk i ndihmon. Një shoqëri e pabarabartë nuk është shoqëria ku besoj unë. Ai që fiton më shumë do taksohet më shumë, ai që fiton pak do taksohet më pak që të jetojë. Unë nuk besoj tek shoqëria e xhunglës. Nuk mund të besoj që në Shqipëri njerëzit vdesin prej bajameve dhe apandesitit. Unë besoj tek shoqëria ku njerëzit marrin atë që kanë nevojë. Duam që njerëzve tu ofrohet shërbimi në shëndetësi dhe arsim se e kanë të nevojshëm”, tha Veliaj më tej.
PS-PD DY PLANETE TË NDRYSHME
Ai deklaroi se sot në Shqipëri mes opozitës dhe qeverisë ka një hendek të madh tek gjërat që duan për qytetarët dhe ofrojnë për ta. Veliaj komentoi se sot PD-ja e PS-ja duket sikur janë në dy planete të ndryshme.
“Ne flasim për ilacet, ai flet për opozitën, ne flasim për vezën ai flet për Bamirin, ne flasim për të ardhurat ai flet për Aleancën Kuq e Zi. E kuptoni që qeveria dhe opozita jetojnë në dy planete të ndryshme”, tha Veliaj.
AKUZAT E TOPIT, SEPSE BERISHA THOTË IDIOTËSI ÇDO DITË
Veliaj komentoi edhe akuzat e Presidenti Topi në drejtim të shefit të qeverisë, duke theksuar se këto akuza lidhen me faktin që kryeministri thotë idiotësi çdo ditë për të kaluarën.
“Kur Presidenti i Republikës, që është sot një nga figurat më të pëlqyera të politikës shpërthen sepse Berisha thotë idiotësi çdo ditë. Ne themi fol për buxhetin, ai merret si gratë e liga duke akuzuar të tjerët. Ne e ftojmë që ai të bëhet pjesë e së ardhmes por ai thotë une jam pjesë e të kaluarës. Kryeministri ka një fobi ndaj ideve, ai flet me emra të së kaluarës që unë as nuk i njoh.”- tha Veliaj.
RAMA KRYEMINISTËR, MODELIN E SUKSESIT E NGRITI NË BASHKI
Veliaj deklaroi më tej se kryesocialisti Rama është i aftë të qeverisë Shqipërinë, nëse zgjidhet kryeministër i saj. “Shembull më të mirë se Bashkia e Tiranës nuk ka, fakti që Durrësi, Korca e Vlora janë modele suksesi është meritë e modelit të Bashkisë së Tiranës nën udhëheqjen e Ramës. Njeriu zgjidhet për të qeverisur punët e popullit. PS ka një ekip qeverisës kompakt dhe eficent. PS ka një program, që i përgjigjet interesave të shqiptarëve”, shtoi Veliaj.
PRESIDENTI TË ZGJIDHET NGA POPULLI
Veliaj bëri me dije edhe opinionin e tij për zgjedhjen e Presidentit.
“Unë do të doja që presidenti të zgjidhej nga populli. Meqë po e hapim kushtetutën për imunitetin ta hapim edhe për këtë. Këtë vendim ta marrë populli”, shtoi ai.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)