Veliaj: Taksa e votës e bën Shqipërinë jo demokratike
Caktimi i taksës së votës e bën Shqipërinë më pak demokratike. Kreu i G99-ës, Erjon Veliaj, deklaroi dje, se sikur edhe një shqiptar të mos mundë të votojë, kjo vjen për shkak të taksës së votës që është vënë nga qeveria. Veliaj vizitoi dje dy motra jetime, duke u dhuruar atyre edhe një kupon për të aplikuar për kartë identiteti. "Kemi sjellë plot raste të njerëzve që nuk mund ta përballojnë koston e taksës së votës. Por edhe sikur vetëm Anisa, një qytetar i vetëm të mos kishte mundësi të votonte, ky nuk mund të quhej më një shtet demokratik. Bashkaksionerët e Shqipërisë duhet të jenë të gjithë të rinjtë, sido që ta kenë mbiemrin, i kanë apo si kanë prindërit e tyre", tha Veliaj.
Parlamenti i ardhshëm, sipas Veliajt, duhet të marrë parasysh pikërisht rastet e Anisës dhe të gjitha Anisave të tjera në Shqipëri e të sigurojë fleksibilitetin e nevojshëm që historitë njerëzore të mos përballen me burokracitë e pashpirta dhe të evitohen situata të tilla. "Sot ne ndoshta po ndihmojmë në zgjidhjen afatshkurtër të një problemi të një rasti të vetëm, por nesër në Parlament do të mendojmë për një zgjidhje të qëndrueshme për të gjithë këto raste", deklaroi ai. Duke qenë në një ditë feste, të Pashkëve ortodokse, Veliaj shpresoi në reflektimin e Kryeministrit Berisha për të qenë më solidar me qytetarët e këtij vendi. Duke filluar që nga kjo javë, G99 do të nisë një tur në të gjithë qytetet universitare për të mobilizuar të rinjtë që të protestojnë kundër taksës së votës. Ndërkohë që edhe G99 u është bashkuar zërave të opozitës për të mos bërë pabarazi në dhënien e kartave të identitet falas, duke kërkuar që të paktën për 730 mijë personat që nuk kanë pasaportë të ndiqet e njëjta rrugë.
"Nuk e di se me çfarë kolormetri do t‘ua matin ngjyrën e lëkurës apo solarin shqiptarëve punonjësit e ‘Sagem‘, nuk e di me çfarë kuti ekonomik do të matet pasuria apo varfëria e shqiptarëve, ndaj duhet të ndryshojë e gjithë kjo përpara se të kthehet në një shfaqje të turpshme, sepse është bërë tashmë groteske", tha Veliaj pak ditë më parë.