E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrihet bora e akulli, kthehet qarkullimi

Kukes- Normalizohet situata ne qarkun e Kukesit pas debores qe ra per kater dite me radhe ne zonat e thella malore. Diten e djeshme ne akset rrugore mesohet se nuk ka pasur probleme ne qarkullim, kryesisht ne segmentin Puke-Qafe Mali-Kukes. Bora pothuajse ka shkrire dhe ne rruge nuk ka pasur me shtresa akulli si nje dite me pare. Nderkohe qe edhe furnizimi me energji elektrike eshte normalizuar, ndonese efekti i kufizimeve ka qene prezent. Kjo edhe per faktin se me uljen e temperaturave, kerkesa per energji eshte shtuar dukshem. Edhe ne Tropoje situata eshte normalizuar ne qytet dhe ne disa fshatra qe nuk furnizoheshin me energji elektrike si pasoje e defekteve ne rrjet. Burime nga ndermarrja kane deklaruar se qe prej mesdites se sotme ne te gjithe zonen e Tropojes eshte rikthyer ndricimi i munguar.

A.N.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›