E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Veliaj takon kryebashkiakun e Kievit, Kliçko: Bashkia e Tiranës do të ndihmojë qytetet simotra në Ukrainë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me homologun e tij ukrainas, Vitali Kliçko, bëri të ditur se “Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të ndihmojë qytetet simotra në Ukrainë dhe qytetarët ukrainas në Shqipëri”. Takimi mes Veliajt dhe kryebashkiakut të Kievit, Kliçko, u zhvillua në Pragë.

“E përgëzova mikun tim, Vitali Kliçko, për kurajën dhe guximin e treguar kundër sulmit brutal rus. E sigurova se Edi Rama dhe qeveria shqiptare do të vazhdojnë të jenë mbështetësit e tyre të palëkundur në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe NATO. Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të ndihmojë qytetet simotra në Ukrainë dhe qytetarët ukrainas në Shqiperi”, shkruan Veliaj në rrjetin e tij social, Twitter.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›