E Diel, 1 Nëntor 2026

Braktisën burrat, dy 19-vjeçare në kërkim

Durrës

Konfliktet në familje, por edhe situata të panjohura kanë sjellë në vëmendje fenomenin e braktisjes së njerëzve të afërt pa asnjë shpjegim. Dy të reja 19-vjeçare janë larguar në mënyrë të papritur dhe shërbimet policore i kanë shpallur në kërkim. Njëra prej të “zhdukurave” kishte ardhur në Durrës me të fejuarin për të kaluar një ditë të këndshme në bregdet, por nuk është kthyer më me të në Tiranë. Ndërkohë, një grua e re është larguar pa asnjë lajmërim nga shtëpia e prindërve të burrit. Dy ngjarje në dukje të pazakonta kanë mbërritur në polici dhe dy gra janë shpallur në kërkim. Një 63-vjeçar nga rrethi i Matit me banim në Shkozet ka bërë kallëzim për largimin nga banesa të nuses së djalit të tij, shtetases B.A., e cila në muajin gusht mbush 20 vjeç. Dhe ajo nga rrethi i Matit e me banim në Shkozet ku jetonte me familjen e të shoqit. Largimi i çuditshëm nga shtëpia i nuses nuk ka mbetur denoncimi i vetëm në këtë fundjavë. Një i ri nga Skrapari dhe me banim në Tiranë, A.A. ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Durrës se e fejuara e ka “braktisur” rrugës për në shtëpi, kur kishin marrë autobusin e linjës Durrës-Tiranë për t’u kthyer pas një dite në bregdet. çifti i ri kishte ardhur për të kaluar Ditën e Verës në Durrës. Në bazë të kallëzimit, rreth orës 13:00 të së dielës, ka qenë në Durrës së bashku me të fejuarën e tij, shtetasen E.M., 19 vjeçe me banim në Molisht të Beratit dhe pasi kanë hipur në autobus për të udhëtuar drejt Tiranës, e fejuara është larguar dhe nuk është kthyer më në banesë me të.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›