Van Marwijk vazhdon me Holandën

Bert van Marwijk vazhdoi kontratën e tij si skeletor i Holandës për katër vite deri më 2016.
59 vjeçari, ish trajner i Feyenoordit dhe Borussia Dortmundit do të udhëheq Tulipanët deri në Euro 2016. Van Marwijk zëvendësoi Marco van Bastenin më 2008 dhe me Holandën arriti deri në finale të Kampionatit botëror 2010, ku u mposht nga Spanja.
Nën drejtimin e tij, Holanda zhvilloi 45 ndeshje ndërkombëtare prej të cilave fitoi 31, barazoi dhjetë dhe humbi katër herë. “Shpeshherë kamë thënë se jam i lumtur me KNVB” tha Van Marwijk për uebfaqen e Federatës holandeze të Futbollit.