Vëllai i Dibrës: Si e mësova aksidentin e tij
Për familjarët e Ardian Dibrës asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti i tij. Janë mbledhur të gjithë në Spitalin Ushtarak, në pritje të normalizimit të gjendjes së punonjësit të RENEA-s, që rrezikoi jetën për të shpëtuar 57-vjeçarin. Vëllai i tij, Bardhyl Dibra tregon për MAPO-n si e mori vesh aksidentin dhe shpresën për t’u shëruar sa më shpejt.
Zoti Bardhyl, si paraqitet aktualisht gjendja e vëllait tuaj?
Është i shtruar në reanimacion dhe ka shembje në kokë dhe në trup.
Është kryer ndërhyrje kirurgjikale?
Jo, nuk ka patur ndërhyrje dhe mjekët na kanë thënë se në këto 24 orë vëllai ka nevojë për qetësi absolute dhe do të jetë ecuria e shëndetit të tij në këto 24 orë që do të përcaktojë dhe veprimet e ardhshme të mjekëve. Mjekët na kanë thënë se është jashtë rrezikut për jetën.
Keni folur ju më vëllanë tuaj?
Po, edhe unë edhe vëllai tjetër edhe efektivët dhe shokët e tij ishim më parë dhe na foli. Kuptohet që gjendja nuk është si para aksidentit.
Si e morët vesh për plagosjen e vëllait tuaj?
Isha në plazh dhe më ka telefonuar vëllai tjetër, më tha që Ardiani është aksidentuar. Jam nisur menjëherë në Sspitalin Ushtarak. Ai ka dy fëmijë dhe ka në përgjegjësi dhe nënën tonë. Duam që të shërohet sa më shpejt. H.Hasani