Bariu gjen tunelin me predha
Nje telefonate anonime zbulon 27 predha antitank ne fshatin Gryke, te komunes Topoje, ne rrethin e Fierit. Gjetja mesohet te jete kryer nga nje bari i zones diten e djeshme, qe vuri re se brenda nje bunkeri te ushtrise qendronte i fshehur arsenali i armeve. Nendrejtori i Policise se Fierit, Artan Cuku, thote se informacioni eshte vleresuar dhe rezultoi i sakte. "U zbuluan dy arka dhe disa predha antitank te hedhura ne toke, ndersa u asgjesuan nga sektori antimine", shtoi zyrtari i policise per gazeten "KJ". Gjendja e municionit ka qene shume e mire sipas hetuesve dhe jo shume larg tyre ishte nje poligon qitjeje i ushtrise. Mesohet se dy vite me pare ushtria shqiptare ka perdorur kete zone per asgjesimin e te gjitha armeve luftarake ne repartet ushtarake, ne marreveshje dhe me NATO-n. Policia po heton ne pisten e braktisjes se municionit nga ndonje person qe mund t'i trafikonte. Arkat mendohet se jane mbajtur ne banese dhe me pas te jene hedhur ne bunkerin e ushtrise. Ne vendngjarje ka shkuar edhe nje grup ekspertesh, qe ka bere caktivizimin e predhave.
Xh. B