E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i armeve, "Parashuta" ze dy vellezer

"Parashuta" ve ne pranga dy vellezer, qe perpiqeshin te shisnin e trafikonin dy arka te mbushura me granata ofensive, defensive dhe antitank. Operacioni i koduar me kete emer eshte realizuar mengjesin e djeshem nga agjentet e sektorit te Krimit te Organizuar dhe Prokurorise se Krimeve te Renda ne qytetin e Shkodres. Burime zyrtare thane se te ndaluarit jane Blerim e Flamur Mehaj, 26 dhe 38 vjec. Ne cilesine e proves materiale jane bllokuar 35 granata te ndryshme qe beheshin gati per shitje, 35 ndezes, 4 granata antitank, prodhim kinez dhe 80 mije leke, qe ishin fituar nga tregtia e armeve. Operacioni i koduar "Parashuta" vazhdon ende ne rrethin e Shkodres, pasi dyshohet se dy te ndaluarit kane edhe bashkepunetore te tjere ne kete trafik. Behet e ditur se vellezerit Mehja, banues ne Trush, u kapen ne zonen e Bushatit, prane kompleksit "Argenti", ndersa perpiqeshin qe te shisnin dy arkat e mbushura me granata e ndezes. Agjente te infiltruar jane perdorur per te simuluar nje blerje te vellezerit Mehaj, ndersa jane mbajtur te pakten prej nje muaji nen vezhgim. Mendohet se arsenali i municionit ishte marre qe prej vitit 1997 dhe shitej ne rruge te paligjshme. Policia ka ushtruar kontroll edhe ne banesat e te dyshuarve.
R.Llazari

Te arrestuarit:
Blerim Mehaj, 26 vjec
Flamur Mehaj, 38 vjec
Sekuestrimet:
35 granata dore ofensive dhe defensive
35 ndezes granatash
4 granata kundertank
80 mije leke

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›