E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi telefonin e zv/ministrit, pranga te miturit

TIRANE - Policia zbulon hajdutin e celularit te zevendesministrit te Financave dhe bashke me te aparatin e zhdukur prej 26 dhjetorit. Qe prej fundvitit te kaluar, drejtuesi i larte, Florian Mima, kishte denoncuar vjedhjen e celularit te tij, ndersa gjendej ne kompleksin "Tajvan", Brenda ambienteve te salles se lojerave. Diten e djeshme policia e Tiranes ndaloi te miturin 17-vjecar, M. Gj., pasi ndaj tij prokuroria kishte leshuar nje urdher-arresti per akuzen e vjedhjes. Burime zyrtare bene te ditur gjate dites se djeshme se, 17-vjecari dyshohet se eshte autor i vjedhjes se telefonit celular te zv/ministrit te Financave. Sipas policise, zyrtari ishte duke luajtur ne momentet qe i mituri i ka zhvatur telefonin. Policia kishte kryer hetimet e para dhe ne baze te filmimeve te kamerave te sigurise shpalli ne kerkim 17-vjecarin dhe i kerkoi prokurorise prerjen e fletes se arrestit nen akuzen e "vjedhjes".
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›