Përfundon takimi i Komitetit të Stabilizim-Asocimit
21/03/2012 Pala europiane kërkoi që procedura e ndjekur për zgjedhjen e Avokatit të Popullit të aplikohet edhe për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese
Bregu: Kusht për statusin, të jetë edhe heqja e imunitetit
Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Pier Mirel, vlerësoi rezultatet e arritura deri tani nga Shqipëria, por e cilësoi të hershme vlerësimin e këtij progresi si një shans për të marrë statusin e vendit kandidat në tetor të këtij viti, kohë kur KE-ja do të paraqesë raportin e progresit. Ai i paraqiti këto vlerësime në mbyllje të takimit dyditor të Komitetit të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri. “Sikur të kisha mundësi të parashikoja të ardhmen, do të isha bërë shumë i pasur. Pa le sikur të kisha mundësi të parashikoja se çfarë do të ndodhte me vendet e rajonit, të cilat janë puna ime. Vlerësimi ynë i radhës do të jetë ai i vjeshtës në atë që ne e quajmë “raporti i progresit”. Në fakt, rezultate janë arritur, sidomos gjatë muajve të fundit, por nuk duhet të fshehim faktin që ka ende shumë punë për të bërë. Pikërisht kjo është arsyeja që ne po lutemi që ky angazhim të vazhdojë në Shqipëri, një angazhim i qartë dhe i vendosur i qeverisë dhe opozitës”, - tha Mirel. Ai tha se që KE-ja të japë një vlerësim pozitiv për Shqipërinë, duhet që në një sërë elementesh të një prioriteti kyç të kenë ecuri. Palët, të përfaqësuara nga drejtori Mirel dhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, dhanë një konferencë për shtyp, ku analizuan zbatimin e MSA-së dhe ecurinë e vendit në çështjet më të rëndësishme të kriterit politik, ekonomik, asistencën financiare, tregun e brendshëm, doganat, tatimet etj. Të gjitha këto, sikurse të gjitha temat e diskutimit të këtij takimi, do të pasqyrohen në raportin e progresit vjeshtën e ardhshme. Ministrja e Integrimit i kërkoi palës europiane që heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë të vendoset si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. “Lidhur me imunitetin shpreh bindjen e palës shqiptare se është çështja më thelbësore, pjesë e prioritetit 8 të planit të veprimit, madje do të ftoja palën evropiane që heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe për gjyqtarët në Shqipëri ta vendosë si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Le të jetë ky testi dhe prova më e afërt për politikën shqiptare. Mazhoranca ka shprehur vullnetin e saj se do të votojë cilëndo alternativë që do të zgjedhë opozita, qoftë me ndryshim të Kushtetutës, qoftë me një ligj të veçantë”, - u shpreh ministrja e Integrimit. Në Tiranë është parashikuar të zhvillohet së shpejti një konferencë me Këshillin e Evropës për të diskutuar dhe për të arritur në oferta konkrete për heqjen e imunitetit. Për drejtorin për Ballkanin Perëndimor procesi i heqjes së imunitetit do të ishte i rëndësishëm për të treguar se ka një historik në luftën kundër korrupsionit.