100 njerezit me me influence ne bote
Revista prestigjoze “Time” publikon listën e 100 njerëzve më me influencë në të gjithe botën.
Në listën e gjatë bien në sy, njerëz të famshëm të fushave të ndryshme, politika, shkenca, sporti, muzika, kinematografia, ku këta njerëz kanë dhënë një kontribut të madh. Që nga Barak Obama, Angela Merkel, Mario Monti, Mario Dragi, e deri tek Lionel Messi, Rihanna, Novak Djokovic, Uorren Bafet etj. Në listë janë dhe politikanë jashtë SHBA-së dhe Europës, si Dilma Russef apo dhe Ayatullah Ali Khamenei.
Lista është hartuar në bazë të votave të lexuesve dhe të redaktorëve të të përjavshmes, por edhe forumeve sociale në blogjet në tuiter.
Në liste mungojnë emrat e kryeministrit britanik, David Kameron dhe presidentiti francez Nikolas Sarkozi. Franca përfaqesohet në liste vetëm nga shefja e FMN-së, Kristine Lagarde.
Për çdo personalitet, pas klikimit në emer, shfaqet fotografia dhe një biografi e shkurtër. Siç shkruan dhe “Time”, ata janë njerëz që na kanë frymëzuar, na kanë zbavituar, kanë sfiduar dhe kanë ndryshuar botën tonë”.