E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllaznimi, pas Krasniqit

Për Vëllaznimin nuk ka pushim dimëror. Gjakovarët, të cilët sivjet e synojnë titullin e kampionit, po gjurmojnë për t’u përforcuar me futbollistë.

Pas sulmuesit Berat Hyseni, kuqezinjtë janë hedhur në sulm për t’i siguruar shërbimet e ish mesfushorit të Prishtinës, Driton Krasniqi, i cili viteve të fundit aktivizohej në Superligën e Shqipërisë.

Lajmin e ka konfirmuar kryetrajneri i gjakovarëve, Ajet Shosholli, i cili e njeh mirë Krasniqin, kur të dy ata ishin pjesë e Prishtinës. “Jemi në bisedime me Driton Krasniqin. Ia kemi bërë me dije se jemi të interesuar për shërbimet e tij dhe në ditët në vijim besoj se gjërat do të konkretizohen”, tha Shosholli.

Ndërkohë, sipas Shoshollit, Vëllaznimi ka hequr dorë nga përpjekjet e transferimit të mesfushorit të Drenicës, Bardhyl Kaçiu, i cili edhe për gjashtë muaj ka kontratë me skuadrën e tij aktuale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›