Emini e Zeneli, afër Prishtinës
Prishtinasit tashmë i kanë nisur negociatat me dy sulmuesit e rinj - Leart Eminin e Trepçës dhe Sajmir Zenelin e 2 Korrikut.
“Kemi biseduar me Leart Eminin, i cili ka mbetur që brenda dy apo tri ditëve të na kthejë një përgjigje. Po ashtu kemi biseduar edhe me kryetarin e 2 Korrikut, Shaban Bahollin rreth transferimit të sulmuesit të tij, Sajmir Zeneli. Të enjten do të takohemi me këtë djalosh për ta gjetur një gjuhë të përbashkët”, tha për Express drejtori sportiv i Prishtinës, Ramiz Krasniqi, i cili beson se të dy këta lojtarë shumë shpejt do të vishen bardh e kaltër.
Krasniqi paralajmëroi edhe përforcime tjera. Pas përforcimeve, sipas Krasniqit, skuadra e bardh e kaltër do t’i huazojë disa lojtarë nëpër klube tjera, por nuk ka përmendur emra.