E Martë, 3 Nëntor 2026

Vende të lira në SPAK, ambasada e SHBA thirrje prokurorëve: Aplikoni për të çuar përpara misionin për drejtësi

Prokuroria e Posaçme (SPAK) shpalle dje (29 shtator) tre vende vakante për prokuror. Ambasada e SHBA i ka bërë thirrje prokurorëve të kualifikuar që të aplikojnë, për të çuar përpara, siç shkruan ambasada, misionin e SPAK për drejtësi me guxim.

“Janë hapur vendet e lira të punës në SPAK! Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur thirrjen për tre vendet vakante të mbetura në SPAK. Të gjithë prokurorët e kualifikuar që plotësojnë kriteret ligjore dhe që dëshirojnë të çojnë përpara misionin e SPAK për drejtësi me guxim, integritet dhe pavarësi inkurajohen të aplikojnë”, shkruan ambasada e SHBA.

Afati i aplikimit është data 16 tetor. Prokurorëve do t’u lihet nja afat 2 javor për të shprehur interes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›