E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet bosh në KQZ, zyrtari i DASH, Moore takon Ramën në selinë rozë

TIRANË- Jonathan Moore, Drejtori për Europën Qëndrore dhe jugore në Departamentin e Shtetit ka nisur që sot në mëngjes takimet në Tiranë. 

Që në orën 08:30 zyrtari i lartë amerikan ka nisur në selinë rozë një takim me kreun e PS-së Edi Rama.

Siç njofton “Zëri i Amerikës”, çështja e KQZ-së pritet të jetë pjesë edhe e bisedimeve të Drejtorit për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit,Jonathan Moore, i cili parashikohet të rikthehet në Tiranë.

Moore rikthehet në Tiranë pas afro një muaji nga vizita e tij e fundit, e cila përkoi pikërisht me lëvizjet në Komisionin Qendror.

Socialistët pretendojnë se ndërhyrja sipas tyre e dhunshme e shumicës me zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, mund të riparohet vetëm me një riformatim të Komisionit Zgjedhor. Por demokratët e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, duke akuzuar opozitën se me lënien bosh të vendeve në KQZ kërkon të njollosë procesin zgjedhor.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›