Vendet bosh në Kabinetin e këshilltarëve të kryeministrit Berisha
Përveç qeverisë, Berishës i duhet të krijojë stafin e këshilltarëve. Gjashtë anëtarë të Kabinetit të kryeministrit mandatohen si deputetë
Eljona Ballhysa
Krahas krijimit të kabinetit të ri qeveritar, kryeministrit Sali Berisha i duhet të krijojë edhe kabinetin e ngushtë të këshilltarëve dhe ndihmësve të tij. Kjo për faktin se gjashtë nga këshilltarët e kabinetit aktual të kryeministrit janë zgjedhur deputetë dhe gjatë seancës së djeshme parlamentare ata morën zyrtarisht mandatin e deputetit. Përveç këshilltarëve, kryeministri Berisha duhet të zgjedhë edhe drejtorin e ri të kabinetit, post ky, i cili përgjatë katër viteve të kaluara është mbajtur nga një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, aktualisht deputet i kësaj partie, Arben Imami. Berisha gjithashtu duhet të plotësojë edhe vendet e mbetura bosh në kabinetin e tij, jo vetëm prej anëtarëve që janë zgjedhur deputetë, por edhe për shkak të largimeve dhe dorëheqjeve që janë dhënë përgjatë muajve të fundit. Burimet bëjnë të ditur se kabineti i kryeministrit ka disa muaj që nuk ka drejtor për Marrëdhëniet Publike që pas dorëheqjes së Grid Rrojit, që e mbajti i fundit këtë post. Burimet bëjnë të ditur se ky është një tjetër post i rëndësishëm që duhet të plotësohet, së pari nga kreu i qeverisë. Fill pas krijimit të qeverisë së re Berisha pritet të merret me zëvendësimet në Kabinetin e ngushtë të këshilltarëve dhe ndihmësve të tij përgjatë punës së përditshme. Deri tani ende nuk bëhen të ditur emrat që pritet të zgjidhen, kjo për faktin se për momentin shumica e anëtarëve të PD-së i kanë sytë te qeveria e re.
Zëvendësimet
Përveç postit të drejtorit të Kabinetit, Berishës i duhet të zëvendësojë pesë këshilltarë të brendshëm, tre prej të cilëve kanë mbajtur postin e këshilltarëve për çështjet ekonomike. Kështu, Berisha duhet të zëvendësojë postet që mbeten bosh nga largimi i këshilltarëve ekonomikë si Petraq Milo, Selami Xhepa e Suzana Guxholli. Që të tre këto emra kanë mbajtur përgjatë katër viteve të kaluara peshën e reformave ekonomike që ka ndërmarrë qeveria. Ata kanë këshilluar në çdo moment për çdo nismë apo projektligj me natyrë ekonomike shefin e qeverisë, ndërsa kanë marrë pjesë në hartimin e katër projektbuxheteve vjetore dhe disa projektbuxheteve të mesme. Në bashkëpunim me ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë dhe atyre të Financave, tre këshilltarët e Berishës kanë marrë pjesë në hartimin e një sërë projektligjeve e reformave ekonomike. Vendi i tyre mbetet bosh në kabinetin e Berishës pas zgjedhjes së tyre në postet e deputetëve. Pritet që këta të zgjidhen së shpejti anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.
Një tjetër emër i rëndësishëm është ai i Myqerem Tafajt, i cili ka mbajtur fillimisht postin e sekretarit të Përgjithshëm të kabinetit kryeministror. Më pas Tafaj u largua nga ky post duke u zëvendësuar nga Gjergj Lezhja, i cili vazhdon të mbajë aktualisht postin e sekretarit të Përgjithshëm të kabinetit këshillimor të Berishës. Ndërsa Tafaj ka mbajtur postin e këshilltarit për arsimin. Ai ka qenë një ndër hartuesit e reformës arsimore në Shqipëri, e cila përgjatë katër viteve të kaluara solli ndryshime të mëdha. Reforma më e madhe është ajo e heqjes së konkurseve për futjen në universitetet e vendit dhe vendosja e Maturës Shtetërore, që synon futjen e sa më shumë maturantëve në universitetet e vendit, duke synuar shpërndarjen e tyre dhe duke shmangur përqendrimin në Tiranë. Pritet që Berisha të emërojë një tjetër këshilltar për arsimin, ndërkohë që Tafaj pritet të jetë një prej anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsimin e Shëndetësinë.
Një tjetër këshilltar që lë kabinetin e Berishës dhe zë një karrige në sallën e Kuvendit të Shqipërisë është Fatbardh Kadilli, i cili përgjatë katër viteve të kaluara ka mbajtur postin e këshilltarit për antikorrupsionin. Lufta kundër korrupsionit ishte një ndër prioritetet e qeverisë “Berisha” të katër viteve të kaluara, e cila është cilësuar nga Berisha si një luftë e suksesshme.
Burimet bëjnë të ditur se Berisha do të ndërmarrë ndryshime të tjera në stafin e tij të ngushtë, përveç plotësimit të vendeve bosh. Po kështu, ndryshime do të pësojë edhe stafi i ngushtë i zëvendëskryeministrit Pollo. Për shkak të marrëveshjes me LSI-në, postin e zëvendëskryeministrit e merr Ilir Meta, i cili do të krijojë stafin e tij të ngushtë të këshilltarëve.
Kabineti i Berishës
Arben Imami - drejtor i Kabinetit
Juela Meçani- zëdhënëse e kryeministrit
Avenir Peka - këshilltar për rendin dhe sigurinë
Admir Drago - këshilltar për çështje ligjore
Endira Bushati - këshilltar për çështje ligjore
Kujtim Xhani - shef i Protokollit
Fatbardh Kadilli - këshilltar për antikorrupsionin
Flamur Kuçi - këshilltar për çështje të territorit dhe pronave
Glori Husi - këshilltar për integrimin euroatlantik
Myqerem Tafaj - këshilltar për arsimin
Petraq Milo - këshilltar për ekonominë
Pjerin Marku - këshilltar për shoqërinë e informacionit
Selami Xhepa - këshilltar për ekonominë
Suzana Guxholli - këshilltare për ekonominë
Valdete Vorpsi - këshilltare për bujqësinë dhe agroindustrinë
Ylli Asllani - këshilltar për pushtetin vendor
Enkelejda Gjinali - këshilltare për çështjet e ujit
Edlira Hyka - ndihmëse e kryeministrit
Edvin Kulluri - ndihmës i kryeministrit
Zëvendëskryeministri
Gjergji Gjinko - drejtori i Kabinetit i zëvendëskryeministrit
Mirela Tabaku - këshilltare
Njazi Kosovrasti - këshilltar
Zëvendësimet
Berisha pritet të zëvendësojë drejtorin e Kabinetit, post që mbahej prej katër vitesh nga Arben Imami, tashmë deputet i PD-së. Po kështu, duhet të zëvendësojë këshilltarët e tij Myqerem Tafaj, Selami Xhepa, Albana Vokshi, Petraq Milo, Suzana Guzholli e Fatbardh Kadilli.
Zëvendëskryeministri
Ndërkohë, lëvizje priten dhe në kabinetin e zëvendëskryeministrit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vendosjes së Ilir Metës si zëvendëskryeministër, pritet të largohen ndihmësit e ish-zëvendëskryeministrit Genc Pollo. Pra Meta pritet të krijojë kabinetin e tij të këshilltarëve.
9 Shtator 2009