Vendet e Eurozonës marrin sot në shqyrtim krizën ekonomike të Greqisë

Bruksel, 15 shkurt, NOA - Ministrat e Financave
të Eurozonës, do të diskutojnë sot në një seancë plenare të veçantë për borxhin
e akumuluar të Greqisë, i cili sipas tyre përbën rrezik për secilin prej vendeve të saj.
Ndër të tjera, bëhet me dijeni se ata do të
marrin në shqyrtim edhe masat që vendi ballkanik planifikon të ndërmarrë për
kapërcimin e krizës ekonomike në të cilën gjendet prej disa kohësh.
Vitin e kaluar, Greqia raportoi defiçit publik prej gati 13 përqind dhe një shifër
e tillë duket se i ka trembur disi vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Por bëhet me dijeni se në të njëjtën situatë
gjendet edhe Spanja e Portugalia, me një normë deficiti deri në nivelet prej
12-13 %.
Problemet financiare të Greqisë e kanë goditur
vlerën e euros dhe i kanë ngritur shqetësimet për stabilitetin e disa vendeve
të tjera të grupit prej 16 shteteve, që e përdorin Euron si monedhë të përbashkët.
n.e/NOA