Pas amnistisë, gjoba dhe burg
Ndëshkimi
Bizneset duhet ta shfrytëzojnë maksimalisht amnistinë fiskale, pasi nuk do të ketë më, të paktën për një kohë të gjatë. Por çfarë do të ndodhë pas mbarimit të amnistisë? Ministri i Financave paralajmëroi zbatim të fortë të ligjit, pa asnjë tolerim. “Nuk është punë presioni, por dua të theksoj se ligjet i kemi të forta, si procedurat tatimore për sa u takon gjobave, ashtu dhe Kodin Penal, me 3 vjet burg. Problemi qëndron te gjykatat”, tha Bode. Një tjetër shqetësim i trajtuar nga ekspertët është demoralizimi i bizneseve të rregullta, të cilat i kanë paguar të gjitha taksat. Për Boden, amnistia është në interes të të gjithëve, pasi fut në lojë edhe informalin, duke forcuar konkurrencën.
#