Ngjela: Protestë e madhe nëse dështon tryeza e Topit

Tiranë, 14 shkurt, NOA, Update- Opozita do të
organizojë një protestë të madhe popullore, nëse tryeza e thirrur nga
Presidenti, Bamir Topi nuk do të jap rezultat.
Lëvizja e radhës e opozitës është konfirmuar
nga aleati i PS-së, Spartak Ngjela, sot në një prononcim për mediat pas takimit
me kryetarin e PS-së, Rama dhe aleatët e tjerë.
Ngjela tha se e drejta kushtetuese e opozitës
nuk mund të mos merret parasysh.
E vetmja çështje me të cilën u ndava nga tryeza
është fakti i caktimit të një datë për protestën e madhe. Por për faktin që
mund të shkaktojë shqetësim për tryezën në ditët e ardhshme, do të mblidhemi
dhe të caktojmë një ditë kur të shohim që kjo tryezë nuk vlen, u shpreh Ngjela.
Ai ka hedhur poshtë mundësinë e diskutimi në
nivel ekspertësh duke thënë se, ekspertët fillojnë në momentet kur bëhen modalitetet
e hapjes së kutive.
Ngjela ka shtuar se tryeza është mes dy
kryetarëve dhe ata duhet të gjejnë zgjidhje.
Tryeza është midis dy kryetarëve. Janë
kryeministri aktual me kryeministrin në hije, të dy do të diskutojnë për çështjen
e krizës, ose zgjidhet në tryezë ose zgjidhjet në mënyra të tjera, u shpreh
ai, ndërsa ka shtuar se Komisioni Hetimor ka të drejtë të bëjë transparencën e
plotë.
xh/NOA