E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunim me opozitën

Ftesa

Reforma e re mbi ekonominë shqiptare kërkon angazhimin e të gjitha palëve, përfshi dhe forcat politike. Deri tani nuk ka pasur ndonjë qëndrim zyrtar nga opozita rreth amnistisë fiskale, por sipas Bodes, shikohet një qëndrim pozitiv nga ana e saj. “Ky projekt kërkon padyshim edhe angazhimin e opozitës. Megjithatë, sa kam vënë re, shikohet se edhe ajo e mbështet”, tha ministri. Ai përsëriti edhe një herë kuptimin e ligjit të ri mbi tatimin e të ardhurave, 10 për qind ndaj të ardhurave që futen në kapital. Sipas Bodes, nuk ligjërojmë evazionin me tatimin e ri, por vetëm taksojmë të ardhurat që futen në kapital për herë të parë, të krijuara nga burime jashtë aktivitetit. Qeveria parashikon një model të BE-së për amnistinë fiskale.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›