E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet perëndimore mohojnë akuzat e Iranit për nxitje të dhunës

Vendet perëndimore mohuan prerë akuzat e qeverisë iraniane se ato po nxisin dhunën pas zgjedhjeve në Iran.

Ministri i Jashtëm britanik, David Miliband, tha sot se ai hedh poshtë kategorikisht idenë se vendet e huaja po manipulojnë protestuesit në Iran.

Kryetarja e komisionit të senatit amerikan për çështjet e zbulimit, senatorja Dajanë Fainstein, tha gjithashtu se me sa di ajo, "nuk ka pasur manipulim të njerëzve pas zgjedhjeve”.

Sot, Irani dëboi korrespondentin e përhershëm të BBC-së në Teheran pasi fajësoi këtë transmetim britanik si edhe Zërin e Amerikës për "nxitje të protestave pas zgjedhjeve”.

Drejtori i Zërit të Amerikës, Dan Austin, hodhi poshtë akuzat e Iranit, duke thënë se "Zëri i Amerikës po punon shumë për t'u dhënë njerëzve në Iran lajme dhe informacione të sakta, të gjithanshme dhe të besueshme”.

Ai i bëri gjithashtu thirrje qeverisë së Iranit që t'u japë fund përpjekjeve "për të kufizuar lirinë e informimit për qytetarët e vet”. Ka njoftime se Irani ka bllokuar transmetime të Zërit të Amerikës. //mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›