Fushata PS, Rama: Legalizim zonave informale në Tiranë
Rama u premtoi banorëve në zonat informale të Tiranës, pasqyrimin e modelit të suksesit të kryeqytetit në të gjithë vendin: "Legalizime, ujë 24 orë dhe më shumë investime për qytetin tonë"
TIRANE-Pa transformuar qeverisjen nuk mund te zgjidhim problemet lokale. Në një takim me banorë të zonave informale në kryeqytet si “Kodra e Priftit”, Shkozë dhe Sauk si dhe në njësinë nr 2, kreu i PS Edi Rama tha se shumë probleme në dukje lokale në vetvete janë probleme qeveritare, ndërsa u shpjegoi banorëve të këtyre zonave arsyet pse është në garën elektorale.
“Kam vendosur që të jem në këtë garë dhe të kandidoj për të qenë kryeministër i Shqipërisë duhet ta besoni se lidhet në mënyrë shumë të drejtëpërdrejtë edhe për ato pamundësi që unë kam konstatuar si kryetar i bashkisë së Tiranës. Shumë nga ato probleme që në dukje janë lokale janë probleme qeveritare”- u tha Rama banorëve.
Më tej Rama u premtoi pasqyrimin e modelit të suksesit të Tiranës në të gjithë vendin. “Angazhohem para jush se do t'i kryejmë legalizimet brenda mandatit tonë të parë dhe do ti japim fund ankthit të gjithë atyre të ardhurve që janë këtu prej kohësh dhe i kanë ndërtuar banesat me gjak; do i japim fund etjes së Tiranës, duke garantuar furnizimin me ujë në 24 orët e ardhshme dhe do të bëjmë për Tiranën aq sa nuk kemi bërë në këto 8 vite, që ka qenë një punë model”.- vazhdoi më tej Rama.
(s.g/BalkanWeb)