E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Aron Stokës, Londra: Të gjykohet në Shqipëri

Vrasja e 24 vjecari Aron Stoka në New Cross të Londrës mund të transferohet në Shqipëri. Hetuesit britanikë i kërkojnë gjykatës transferimin e dosjes penale në Shqipëri ku dyshojnë se fshihet autori i vrasjes, Aldo Aliaj. 

LONDER- Autorietet gjyqësore britanike kërkojnë të trasnferojnë dosjen për vrasjen e një të riu shqiptar në Angli drejt Shqipërisë. Aldo Aliaj, 23 vjec i cili akuzohet për vrasjen me thikë të bashkatdhetarit 3 vjet më parë në New Cross të Londrës mund të gjykohet nga drejtësia shqiptare. Vendimi pritet të merret brenda 4 javësh nga gjykata magjistrale e Horseferrit.

Policia britanike është vënë në kërkim të Aldo Aliajt i njohur dhe me emrin Gerald Mitri, i akuzuar për vrasjen e Aron Stokes. Ngjarja ndodhi në janar të 2006, kur 24 vjecari u qëllua për vdekje me thikë në një bujtinë në Queens Road, Neë Cross të Britanisë.

Hetuesit besojnë se Aliaj ndodhet në Shqipëri, me të cilën Britania e Madhe nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Javën e kaluar në Gjykatën magjistrale të Horseferrit u mbajt një seancë dëgjimi për transferimin e cështjes në Shqipëri.

Vendimi pritet të merret brenda 4 javësh dhe nëse cështja do të transferohet në Shqipëri, autoritetet policore shqiptare do të vihen në kërkim të Aliajt dhe më pas do të gjykohet po nga autoritetet tona- shkruajnë mediat britanike.

Ky është rasti i parë i një seance dëgjimi për transferimin e cështjes gjyqësore që është mbajtur në Britaninë e Madhe pa patur në gjendje arresti të dyshuarin.
(s.g/thisislocallondon.co.uk/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›