E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB: Ekonomia, 2.7% rritje në 2010

Tiranë, 26 janar NOA - Banka Botërore publikon "Parashikimin
ekonomik global të vitit 2010 ", ku paralajmërohet rritja me 2.7 për qind e
ekonomisë globale këtë vit. Sipas raportit të Bankës Botërore, tani
ekonomia botërore, po rigjallet, por, megjithëkëtë, nuk është aq e fortë sa të
zëvendësojë humbjet e rënda të shkaktuara nga kriza financiare.

Çështja kryesore për shumicën e vendeve është
ulja e përqindjes së papunësisë, deklaroi Drejtori i Grupit të Perspektivave të
Zhvillimit të Bankës Botërore Hans Timer.

Sakaq, Drejtori Timer u shpreh dje në Pekin, i
cituar nga radio shtetërore kineze se, në mbarë botën, prirja e rimëkëmbjes së
ekonomisë kineze është më e forta.

Siç parashikon Banka Botërore, rritja e
sivjetshme e ekonomisë kineze do të jetë 9 për qind, ose 0.3 për qind më shumë
se çparashikohej dy muaj më parë.

e.r/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›