E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vendi juaj në fokus për progresin e bërë, për zbatimin e standardeve evropiane”

30-11-2012 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendi priti në takim Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansa

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti në takim Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansa, i cili ndodhet në Shqipëri, me ftesë të Kryeministrit Berisha. Kryetarja e Kuvendit i shprehu mirënjohjen Kryeministrit Jansa për praninë e tij në Shqipëri, prani që në këtë ditë historike të 100 vjetorit të Pavarësisë merr një domethënie edhe më të madhe. Kryeministri i Sllovenisë tha se ishte një nder për të pjesëmarrja në këto festime ndërsa shprehu mbështetjen e palëkundur të vendit të tij për Shqipërinë. Jeni shumë pranë Europës, tha Kryeministri Jansa, dhe ju konfirmoj se qëndrimi ynë është në mbështetje të marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
“Vendi juaj është në fokus si faktor stabiliteti, është në fokus për progresin e bërë, për zbatimin e standardeve evropiane, për zhvillimin ekonomik”.
Kryetarja e Kuvendit falënderoi Slloveninë si një nga përkrahëset kryesore të Shqipërisë në të gjitha hapat e procesit integrues.
Kryeministri i Sllovenisë dhe Kryetarja e Kuvendit evidentuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe konfirmuan angazhimin për thellimin e bashkëpunimit politik, parlamentar dhe në fushën ekonomike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›