Qeveria miraton rishpërndarjen e limitit të fondeve të kushtëzuara të vitit 2005, ndërmjet ministrive
Këshilli i Ministrave vendosi, të premten në mbledhjen e tij, rishpërndarjen e limitit të fondeve të kushtëzuara të viti 2005, ndërmjet ministrive. Vendimi, i propozuar nga ministri i Financave ka për qëllim përballimin e shpenzimeve të bëra në të gjitha universitetet dhe shkollat e larta. Vendimi, tha kryeministri Berisha, synon realizimin e objektivave të programit të qeverisë në fushën e arsimit. Gjithashtu një pjesë e fondeve do të shkojë edhe për mbulimin e nevojave për fonde page të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit dhe Policisë Elektrike.
VENDIM
PËR RISHPËRNDARJEN E LIMITIT TË FONDEVE TË KUSHTËZUARA, TË VITIT 2005, NDËRMJET MINISTRIVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kshtetutës, të pikës 1, të nenit 29, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Pr hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë", dhe të nenit 7, të ligjit nr.9339, datë 21.12.2004, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2005", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Mnistrisë së Arsimit dhe Shkencës, në buxhetin e miratuar për vitin 2005, zëri "Shpenzime korrente", t'i shtohet fondi prej 9 000 000 (nëntë milionë) lekësh, limit në fondin e kushtëzuar.
2. Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, në buxhetin e miratuar për vitin 2005, zëri "Shpenzime korrente", t'i shtohet fondi prej 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekësh, limit në fondin e kushtëzuar.
3. Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, në buxhetin e miratuar për vitin 2005, zëri "Shpenzime korrente", t'i shtohet fondi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh, limit në fondin e kushtëzuar, për Policinë Elektrike.
4. Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, në buxhetin e miratuar për vitin 2005, zëri "Shpenzime korrente", t'i pakësohet fondi prej 9 000 000 (nëntë milionë) lekësh, në fondin e kushtëzuar.
5. Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2005, zëri "Shpenzime korrente", t'i pakësohet fondi prej 4 500 000 (katër milionë e pesëqind mijë) lekësh, limit të ardhurash.
6. Ngarkohet Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit dhe Agjencia Kombëtare e Privatizimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA