E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

Në mbledhjen e  tij të sotme, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjet dhe vendimet e mëposhtme:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9482, DATË 3.4.2006, “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9482, DATË 3.4.2006, “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime e shtesa:

Neni 1

Në nenin 1 bëhen këto ndryshime:

1.  Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1.  Legalizimin e ndërtimeve informale dhe të objekteve me leje, me shtesa  informale në ndërtim.".

2. Në pikën 4 togfjalëshi “zonave/ndërtimeve informale” zëvendësohet me “ ndërtimeve informale / objekteve me shtesa informale në ndërtim”.

Neni 2

Pika 3, e nenit 2, shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime:

1.  Në shkronjën “a” fjalët  “...brenda territorit të përcaktuar si “vendbanim formal”, “zonë informale” ose “territore të tjera”...” shfuqizohen.

2. Shkronja “b”  riformulohet, si më poshtë vijon:

“b) “Zonë me ndërtime të legalizuara", është territori me sipërfaqe mbi 5 ha, i zënë nga ndërtime të legalizuara, që nuk gëzon mbrojtje të veçantë nga aktet, ligjore e nënligjore, në fuqi.”.

3. Shkronja “c”  riformulohet, si më poshtë vijon:

“c) “Vendbanim me ndërtime të legalizuara", është territori me sipërfaqe mbi 5 ha, i miratuar zyrtarisht për zonë të banuar urbane (qytet) ose rurale (fshat), i zënë nga ndërtime të legalizuara.”.

4. Shkronja “ç” shfuqizohet dhe zëvendësohet me:

“ç) “Bllokbanim me ndërtime të legalizuara”, është territori, me sipërfaqe mbi 1 ha deri në 5 ha, brenda ose jashtë vendbanimit formal, i zënë me ndërtime të legalizuara.”.

5.  Shkronja “d” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“d) “Kufiri i zonës / vendbanimit / bllokbanimit me ndërtime të legalizuara”, është vija gjeografike e shtrirjes territoriale të ndërtimeve të legalizuara, për të cilin do të miratohet studimi urbanistik, sipas dispozitave në fuqi, nga KRRTRSH-ja dhe/ose KRRT-të përkatëse.”.

6.  Shkronja “e” shfuqizohet.

7. Pas shkronjës “gj” shtohet shkronja “h”, me këtë përmbajtje:

“h) “Kartela e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme të legalizuar”, është dokumenti, që hartohet nga ALUIZNI, për regjistrimin fillestar të pasurisë së paluajtshme të legalizuar.”.

8. Në shkronjën “і” fjalët “...bashkërendon punën nëpërmjet organeve qendrore shtetërore dhe njësive të qeverisjes vendore/njësive bashkiake...” shfuqizohen.

Neni 4

Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 4

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të

 Zonave/Ndërtimeve Informale

1. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale  (ALUIZNI) është institucioni përgjegjës për:

a) realizimin e procesit të legalizimit dhe përgatitjen për regjistrim fillestar të ndërtimeve informale, në përputhje me procedurat e përcaktuara në këtë ligj;

b) bashkëpunimin dhe njësimin e procedurave me organet qendrore shtetërore dhe njësitë e qeverisjes vendore, për procesin e urbanizimit dhe të integrimit të zonave/vendbanimeve/ bllokbanimeve me ndërtime të legalizuara;

c) programimin e fondeve nga buxheti i shtetit për legalizimin dhe urbanizimin e territoreve informale;

ç) krijimin dhe përpunimin e informacionit hartografik, në shkallë 1:500 – 1:5000, që do të përdoret për procesin e legalizimit dhe të urbanizimit të ndërtimeve informale, si dhe për investime në infrastrukturë, në nivel kombëtar;

d) dhënien e lejes së legalizimit, sipas nenit 28, të këtij ligji.

2.  ALUIZNI, në zbatim të detyrave të vendosura nga ky ligj, kryen:

a) fushatën kombëtare të informimit dhe të sensibilizimit të qytetarëve, në bashkëpunim me mjetet e informimit të gjerë publik, në nivel kombëtar;

b)  verifikimin dhe përditësimin në terren të ndërtimeve informale, si dhe pasqyrimin e tyre në hartën e përftuar nga fotografimi ajror;

c)       përcaktimin e territoreve me ndërtime informale brenda njësive të qeverisjes vendore;

ç) ngritjen e bazës të së dhënave për ndërtimet pa leje dhe ecurinë e legalizimit;

d)       përgatitjen e manualeve të procedurave, udhëzimeve dhe formularëve.

3. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të kësaj agjencie, të drejtorisë qendrore, drejtorive në nivel qarku dhe  zyrave pranë njësive të veçanta të qeverisjes vendore përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.”. 

Neni 5

Shkronja “c”, e nenit 5, shfuqizohet.

Neni 6

Shkronjat “a” e “b”, të nenit 6, shfuqizohen.

Neni 7

Neni 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 10

Procedura e legalizimit të ndërtimeve pa leje

Për legalizimin e ndërtimeve informale ndiqen procedurat e mëposhtme:

a)       Subjektet, që kanë ngritur objekte informale kryejnë vetëdeklarimin, pranë zyrës së urbanistikës, në njësinë e qeverisjes vendore, sipas nenit 7, të këtij ligji.

b)       Dokumentacioni i mbledhur gjatë fazës së vetëdeklarimit nga zyra e urbanistikës dërgohet pranë drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t, e cila kryen përpunimin e të dhënave të ndërtimeve informale.

c)       Drejtoria rajonale e ALUIZNI-t kryen në terren evidentimin e ndërtimeve pa leje, në përputhje me situatën e paraqitur nga fotografimi ajror dixhital, sipas ndarjes kadastrale.

ç) Për  ndërtimet  informale, që nuk përjashtohen nga legalizimi, sipas nenit 39, të këtij ligji, ALUIZNI plotëson dokumentacionin tekniko-ligjor.

d)       Përgjatë procedurës së hartimit dhe plotësimit të dokumentacionit, ALUIZNI, në bashkëpunim me ZRPP-në, identifikon rastet kur parcela ndërtimore, në të cilën është ngritur objekti informal, figuron e regjistruar në regjistrat e pronave të paluajtshme, në pronësi të të tretëve, dhe i dërgon Këshillit të Ministrave listën me të dhënat për çdo pronar dhe sipërfaqet takuese.

 dh) Pas plotësimit të dokumentacionit, ALUIZNI miraton legalizimin e ndërtimit informal dhe lëshon lejen e legalizimit.”.

Neni 8

Neni 11 shfuqizohet.

Neni 9

Neni 14 shfuqizohet.

Neni 10

Neni 15 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 15

Regjistrimi i pasurisë në ZRPP

1. Për rastet e parashikuara në shkronjën “d”, të nenit 10, Këshilli i Ministrave merr vendim për shpërblimin e pronarëve dhe për sipërfaqet takuese, brenda 30 ditëve nga afati i dorëzimit të listës.

2. Për ndërtimet e legalizuara, ALUIZNI përgatit dokumentacionin për regjistrim në regjistrat e pronave të paluajtshme pranë ZRPP-së, në përputhje me ligjin nr.7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.”

Neni 11

Pas nenit 15 shtohet neni 15/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 15/1

Kompensimi i ish-pronarëve

1. Zyrat rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kompensojnë subjektet brenda 6 muajve, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për shpërblimin e pronarëve.

2. Për efekt të përllogaritjes së sipërfaqes së parcelës ndërtimore, të zënë nga ndërtimi informal, që kompensohet, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qark e trajton atë si truall, në përputhje me metodikën për vlerësimin e pronës së paluajtshme, që kompensohet, dhe asaj që do të shërbejë për kompensim, sipas ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar.”.

Neni 12

Në pikën 1, të nenit 16, fjalët “...në zyrën e urbanistikës...” zëvendësohen me “...në drejtorinë rajonale të ALUIZNI-t...”.

Neni 13

Në nenin 17 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Përpara pikës 1 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:  

“Njësia e qeverisjes vendore, me vendim të Këshillit të Ministrave, ngarkohet të kryejë procedurat për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.”.

2. Në pikën 1 fjalët “...nga shteti te vetëdeklaruesi...” shfuqizohen.

3. Pika 3, e nenit 17, riformulohet, si më poshtë vijon:

“3. ALUIZNI përcakton destinacionin e objektit, sipas verifikimit në terren.”.

Neni 14

Në nenin 27 të bëhen këto ndryshime:

1. Fjalia e parë ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Dokumentacioni tekniko-ligjor për legalizimin e ndërtimit informal përfshin:...”.

2. Në shkronjën “a”, fjalët “...të lëshuar nga njësia e qeverisjes vendore...” zëvendësohen me “...të përgatitur nga ALUIZNI...”.

3.  Në fund të shkronjës “d” shtohen fjalët “...dhe/ose çdo akt tjetër ligjor për fitimin e pronësisë.”.

4. Në shkronjën “dh” fjalët “...cilësive të punimeve të objektit...” zëvendësohen me “...faktorëve, që ndikojnë në qëndrueshmërinë e objektit...”.

5. Në fjalinë e fundit fjalët “...pranë njësisë së qeverisjes vendore, ku ndodhet objekti pa leje...”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›