E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë mori pjesë në ceremoninë e mbërritjes së trupit të At Zef Pllumit

Kryeministri i Republkës së Shqipërisë, Z.Sali Berisha i shoqëruar me bashkëshorten e tij, Znj. Liri Berisha mori pjesë dhe nderoi mbërritjen e trupit të pajetë të At Zef Pllumi.

Trupi i pajetë i At Zef Pllumit u prit në aeroportin ''Nënë Tereza'' të Rinasit edhe nga  zv-kryeministri Gazmend Oketa, ministri i Kulturës Ylli Pango, kreu i PDK Nard Ndoka, përfaqësues të klerit katolik në Shqipëri dhe familjarë.

Imzot Rrok Mirdita së bashku me klerikët e tjerë kryen një lutje përpara trupit të pajetë të këtij personaliteti të madh, shkrimtar dhe klerik disident 83-vjecar, personalitet i kulturës shqiptare, i fundit i priftërinjve që kishte mbetur gjallë nga burgjet komuniste, i cili ndërroi jetë dy ditë me parë në siptalin ''Gemelli'' të Romës, ku ndodhej i shtruar prej disa javësh.

Për nder të kësaj figure të madhe kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar ngritjen e një komisioni shtetëror për kryerjen e ceremonisë mortore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›