E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Programi “Brai Gain” duhet të jetë shumë më intesiv

Kryeministri Berisha tha sot se gjatë qëndrimit në Nju Jork, kishte patur bisedime të shkëlqyera edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare dhe grupeve të reja intelektuale, si dhe me ekspertë shqiptarë që janë të mirëvendosur atje në të gjitha institucionet.

Kryeministri theksoi se shqetësimi kryesor i tyre në këtë moment ishte çështja e statusit final të Kosovës dhe pavarësia e saj. Në këtë drejtim, Kryemministri vlerësoi se ata kanë dhënë dhe japin një kontribut të pazëvendësueshëm dhe një mobilizim të jashtëzakonshëm..

Gjatë takimit me gjeneratën e ekspertëve, intelektualëve, specialistëve, të cilët ishin jashtëzakonisht të mirëvendosur në kompanitë më të mëdha të Nju Jorkut, diskutuam për mundësitë për të patur një interes dhe angazhim më të madh për Shqipërinë, duke ruajtur sigurisht jetesën e tyre në vendet ku janë, por duke mundësuar qoftë edhe ardhje të përkohshme në Shqipëri”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Berisha bëri të ditur se i kishte informuar ata për përpjekjet e Shqipërisë në kuadër të programit  “Brain Gain”. “Ne duhet të jemi shumë më të hapur dhe më intesiv në drejtim të këtij grupi që rritet dhe bëhet çdo ditë e më i madh. Janë mijëra studentë shqiptarë në të gjitha universitetet amerikane, mijëra të tjerë janë të vendosur në kompani të mëdha të këtij vendi. Duhet që programi “Brai Gain” të jetë shumë më intesiv, në mënyrë që të mund të përfitojmë nga ekspertiza e tyre”, tha Kryeministri .

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›