E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media ndërkombëtare përcjell me interes të veçantë fjalën e Kryeministrit Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Sali Berisha mbajti të enjten, në orën 18.00 (ora lokale), fjalën para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e mbledhur në sesionin e 62-të të saj. Fjala e Kryeministrit është përcjellë me interes të veçantë nga media ndërkombëtare. Rrjeti më i madh televiziv amerikan CNN ka transmetuar drejtpërdrejtë fjalën e Kryeministrit Berisha nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në fjalën e tij, Kryeministri u përqendrua në përpjekjet e Shqipërisë për përmbushjen e objektivave më madhore të saj, anëtarësim në NA dhe BE, bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara dhe Agjencitë e saj, në mënyrë të veçantë bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe statusin e Kosovës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›