E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendime e projektligje të tjera të miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave U miratua projektligji "Për ratifikimin e Konventës "Për pjesëmarrjen e të huajve në

Vendime e projektligje të tjera të miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave

U miratua projektligji "Për ratifikimin e Konventës "Për pjesëmarrjen e të huajve në jetën publike, në nivel lokal"".

Konventa "Për pjesëmarrjen e të huajve në jetën publike në nivel lokal" është një nga dokumentat më të rëndësishëm të Këshillit të Eurpopës përsa i përket integrimit të të huajve në jetën publike në vendin ku jetojnë aktualisht.

Ratifikimi i kësaj Konvendte bëhet në mbështejtje të politikave të ndjekura vitet e fundit për decentralizimin e pushtetit, me qëllim sigurimin e një qeverisjeje sa më afër komunitetit dhe rritjen e pjesëmarrjes së komunitetiti në procesin e vendimarrjes

Në bazë të kësaj konvente, shtetet palë marrin përsipër të sigurojnë integrimin e vazhdueshëm të banorëve të huaj në jetën e komunitetit si dhe organizimin e tyre në Organizma të përshtatshëm konsuultativë, me qëllimi shprehjen dhe koordinimin e mendimeve me pushtetin lokal, për cështje që kanë të bëjnë me aktivitetin e strukturave të qeverisjes lokale. Në të parashikohen edhe të drejtat dhe detyrimet e personave të huaj në jetën lokale publike të vendit ku ata aktualisht banojnë.

***
U miratua edhe projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet civile".

Marrëveshja garanton shtetasit e të dy palëve për një trajtim të barabartë në të gjitha drejtimet ku shtrihet kjo marrëveshje, si e drejta e shtetasve të palëve të marrëveshjes për të gëzuar të njëjtën mbrojtje ligjore të të drejtave të tyre, si për të drejtat personale ashtu edhe ato pasurore, e drejta për të ngritur padi si për cështje civile përpara gjykatave respective, ashtu edhe në kryerjen e të gjitha veprimeve të domosdoshme proceduriale në të njëjtat kushte.

Parashikohet gjithashtu e drejta e shtetasve të secilës palë për ndihmë ligjore falas dhe përjashtim nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore në të njëjtat kushte dhe sasira. Procedura e përjashtimit do të bëhet në përputhje me parashikimet e legjislacionit respektiv.

Lidhur me ketë fakt, në marrëveshje është parashikuar edhe rasti përjashtimor. Pra heqja e shpenzimeve nuk mund të kërkohet nga një shtetas i një vendi kontraktues që paraqitet në gjykatën e një shteti tjetër kontraktues si paditës ose i paditur, thjesht për faktin e qenies së tij shtetas i huaj, ose i mungesës që qëndrimit të përhershëm në këtë vend. Ky parashikim zbatohet edhe për personat juridikë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›