E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot pasdite Zëvendëskryeministri Namik Dokle priti ministrin e Punës dhe Përkrahjes Sociale të Turqisë, zotin Murat Basesgioglu. Zevendëskryeministri Dokle, pasi i uroi mireseardhjen minis

Sot pasdite Zëvendëskryeministri Namik Dokle priti ministrin e Punës dhe Përkrahjes Sociale të Turqisë, zotin Murat Basesgioglu.

Zevendëskryeministri Dokle, pasi i uroi mireseardhjen ministrit të Punës dhe Përkrahjes Sociale të Turqisë, zotit Murat Basesgioglu rikonfirmoi se "marrëdheniet e Shqipërisë dhe Turqisë janë të shkëlqyera. Gjithashtu dua t'ju shpreh dhe nje here falenderimet për faktin se Turqia i është gjendur afër popullit shqiptar në kohë të veshtira. Marrëdheniet midis nesh kanë qenë tradicionalisht shumë të mira, kjo në saj të vullnetit politik të të dy palëve për bashkëpunim. Fakti që të vetmen Marrëveshje Qeveritare Bashkëkohore në Fushën e Mbrojtjes Sociale që ka Shqipëria me vendet e tjera e ka nënshkruar me Turqinë në vitin 1998, është një tregues pozitiv i këtij bashkëpunimi".

Njeheresh, tha zoti Dokle, "jam i informuar se në përgjithsi, objektivat e parashikuara në Protokollin e Parë të vitit 1999, nënshkruar më MPCS, janë realizuar dhe një pjesë janë në proces realizimi. Kjo na bën mjaft optimist edhe për zbatimin e Protokollit që do të nënshkruani me ministrin Bejtaj".

Nga ana e tij, Ministri i Punës dhe Përkrahjes Sociale të Turqisë, zoti Murat Basesgioglu foli per marredheniet e vecanta që kanë të dy vendet. "Turqia do të vazhdojë të japë mbështetje Shqipërisë qoftë për hyrjen në NATO, dhe drejt Bashkimit Europian. Përvojën që ka ajo në cështjet e punësimit dëshiron ta mbajë dhe me Shqipërinë", tha ai.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›