Vendime të miratuara në mbledhjen e Kë shillit të Ministrave
Gjatë mbledhjes së sotme Kë shilli i Ministrave diskutoi dhe miratoi vendimet e mëposhtme:
P R O J E K T V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS PARALELE TIRANË-VORË (KRAHU I MAJTË)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i rrugës paralele Tiranë-Vorë (Krahu i majtë).
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 62 578 m2 tokë arë, të vlerësuar me çmimet 4 281 lekë/m2, 3 000 lekë/m2, 2 562 lekë/m2 dhe 2 538 lekë/m2, me vlerë prej 230 287 866 (dyqind e tridhjetë milionë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekësh, për sipërfaqen 8 142 m2, tokë truall, të vlerësuar me çmimet 14 602 lekë/ m2 dhe 3 116 lekë/m2, me vlerë 74 071 112 (shtatëdhjetë e katër milionë e shtatëdhjetë e një mijë e njëqind e dymbëdhjetë) lekë, për objekte, me vlerë 19 704 189 (nëntëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e katër mijë e njëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 324 063 167 (treqind e njëzet e katër milionë e gjashtëdhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 445 000 (katërqind e dyzet e pesë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 324 063 167 (treqind e njëzet e katër milionë e gjashtëdhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekësh, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.
6. Shpronësimi të fillojë më 15.12.2007 dhe të përfundojë më 15.1.2008.
7. Pronarët e përcaktuar në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët janë bërë shënimet “Konfirmim nga ZRPP-ja” dhe “Proces regjistrimi”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “BELE 2”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Bele 2”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
2. Miratimin e bonusit prej 9 për qind të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Griald”, shpk.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “TUJAN”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Tujan”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
2. Miratimin e bonusit prej 9 për qind të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Koja”, shpk.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT
“VELESHICA 1”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE,
QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
4. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Veleshica 1”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
5. Miratimin e bonusit prej 8 për qind të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Finage”, shpk.
6. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “HOLTË”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
7. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Holtë”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
8. Miratimin e bonusit prej 8.5 për qind të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Ibrahimi”, shpk.
9. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.194, DATË 22.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGËS SË PUNONJËSVE MËSIMORË, NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në lidhjen nr.1, “Struktura e pagës për punonjësit mësimorë”, e përmendur në pikën 1, të vendimit nr.194, datë 22.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto shtesa:
a) Në nënndarjen nr.2, pas emërtesës “Zëvendësdrejtor në shkollat me probleme të larta mendore” shtohet “Drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve”.
b) Në nënndarjen nr.4, pas emërtesës “Zëvendësdrejtor i shkollës tetëvjeçare” shtohet “Përgjegjës sektori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve”.
c) Në nënndarjen nr.8, pas emërtesës “Kujdestar konvikti” shtohet “Instruktor në Qendrën Kulturore të fëmijëve”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare, nga data 1 korrik 2007.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T V E N D I M
PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSPEKTORATIT NDËRTIMOR E URBANISTIK KOMBËTAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 8, të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin e ndërtimit”, dhe të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar është institucion qendror, buxhetor, person juridik, publik, në varësi të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, me seli në Tiranë.
2. Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar e shtrin veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet këtyre degëve:
a) Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Tiranë;
b) Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Vlorë;
c) Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Sarandë;
ç) Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Korçë;
d) Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Kukës;
dh) Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Shkodër;
e) Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Gjirokastër;
ë) Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Durrës.
3. Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar drejtohet nga kryeinspektori, i cili emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga Kryeministri, me propozimin e ministrit përkatës.
4. Kryeinspektori organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar dhe përgjigjet para ministrit.
5. Marrëdhëniet e punës të punonjësve të Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar rregullohen me ligjin nr.7961, datë 12.7.2005, “Për Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
6. Punonjësit e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar duhet të plotësojnë kërkesat, e përgjithshme dhe të veçanta, që përcaktohen nga kryeinspektori, në përputhje me nenin 11, të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin e ndërtimit”.
7. Ngarkohet Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN HELMËS, TË QARKUT TË TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Helmës, të qarkut të Tiranës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 100 (njëqind) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 702 (shtatëqind e dy).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN FIERZË, PUKË, TË QARKUT TË SHKODRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
3. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Fierzë, Pukë, të qarkut të Shkodrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 67 (gjashtëdhjetë e shtatë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 481 (katërqind e tetëdhjetë e një).
4. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN ROSHNIK, TË QARKUT TË BERATIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
5. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Roshnik, të qarkut të Beratit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 99 (nëntëdhjetë e nëntë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 640 (gjashtëqind e dyzet).
6. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN KOMSI, TË QARKUT TË DIBRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
7. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Komsi, të qarkut të Dibrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 98 (nëntëdhjetë e tetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 653 (gjashtëqind e pesëdhjetë e tre).
8. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN ZAVALINË, TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
9. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Zavalinë, të qarkut të Elbasanit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 114 (njëqind e katërmbëdhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 808 (tetëqind e tetë).
10. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, KULTURORE DHE ARTISTIKE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË
SË SHTETIT TË KUVAJTIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, kulturore dhe artistike, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Kuvajtit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
MINISTRI I TURIZMIT, KULTURËS,
RINISË DHE SPORTEVE
YLLI PANGO
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KUVAJTIT, PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E TURIZMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Kuvajtit, për bashkëpunimin në fushën e turizmit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
MINISTRI I TURIZMIT, KULTURËS,
RINISË DHE SPORTEVE
YLLI PANGO
P R O J E K T V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.138,
DATË 23.3.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRITERET TEKNIKE TË VLERËSIMIT DHE PËRLLOGARITJES SË MASËS SË SHPËRBLIMIT TË PASURIVE, QË SHPRONËSOHEN, TË PASURIVE, QË ZHVLERËSOHEN, DHE TË TË DREJTAVE TË PERSONAVE TË TRETË,
PËR INTERES PUBLIK”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.138, datë 23.3.2000, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Paragrafi i parë, i pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Vlerësimi për truallin përcaktohet, sipas çmimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, për trojet urbane, brenda vijës së verdhë, trojet në qytete dhe komuna, në zbatim të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar. Në rastet kur mungojnë çmimet e miratuara për zonat përkatëse, vlerësimi për truallin përcaktohet si mesatare e shitblerjeve, që ka zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP).”.
b) Paragrafi i parë, i pikës 5, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Vlerësimi për tokën bujqësore, tokën pyjore, kullotat dhe livadhet përcaktohet sipas çmimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, në zbatim të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar. Në rastet kur mungojnë çmimet e miratuara për zonat përkatëse, vlerësimi për tokën bujqësore, tokën pyjore, kullotat dhe livadhet, përcaktohet si mesatare e shitblerjeve, që ka zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, (ZRPP). Vlerësimi për bimët drufrutorë, pyjet dhe fidanishtet e përhershme përcaktohet si mesatare e shitblerjeve, që ka ZRPP-ja.”.
c) Pas pikës 5, shtohet pika 6, me këtë përmbajtje:
“6. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, brenda 7 ditëve, duhet të vërë në dispozicion të subjekteve të interesuara çmimet e miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, në zbatim të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, për zonat përkatëse, ku do të realizohet shpronësimi për interes publik.”.
2. Ky vendim nuk do të zbatohet në rastin e kërkesave për shpronësim, të cilat janë publikuar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH), SI ADMINISTRATORE E GRANTIT TË PROGRAMIT GLOBAL TË MJEDISIT, PËR BIODIVERSITETIN E PARKUT KOMBËTAR TË BUTRINTIT DHE PROJEKTIN PËR RUAJTJEN E TRASHËGIMISË GLOBALE, PËR BASHKËFINANCIMIN E PROJEKTIT TË MENAXHIMIT TË INTEGRUAR DHE PASTRIMIT TË ZONËS BREGDETARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ministrit të Financave, ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si administratore e grantit të Programit Global të Mjedisit (GEF), për biodiversitetin e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe projektin për ruajtjen e trashëgimisë globale për bashkëfinancimin e projektit të menaxhimit të integruar dhe pastrimit të zonës bregdetare, (granti numër TF 056176), në shumën 950 000 (nëntëqind e pesëdhjetë mijë) USD, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA